Rreth vendimit për mbylljen e QKMF-së në Vushtrri është deklaruar edhe drejtori i Shëndetësisë i kësaj komune z. Nexhmedin Rashica, i cili ka thënë se ky vendim ka ardhur si pasojë e mungesës së sektorit të kujdesit urgjent.
Përmes një postimi në facebook ka thënë se QMF-ja dhe AMF-ja janë nën ombrellën e QKMF-së dhe janë në shërbim të qytetarëve, shkruan Gazeta Shneta.
Drejtori Rashica ka treguar se QKMF-ja ka ndërruar lokacion dhe se ka mungesë së sektorit të kujdesit urgjent ditëve të vikendit andaj nuk do të punohet. Po ashtu ka treguar QMF-1 do të ofrojë shërbime për të gjithë qytetarët për 24 orë dhe se kanë angazhuar staf shtesë.
QKMF ka ndërruar lokacionin dhe për shkak të mungesës së sektorit të kujdesit urgjent ditëve të vikendit nuk do të punohet, mbi bazën e mungesës së sektorit të kujdesit urgjent, në rast të shfaqjes së alergjive gjatë marrjes së terapive tek pacientët. QMF-1 do të ofrojë shërbime për të gjithë qytetarët pa dallim 24/7, kemi angazhuar staf shtesë ku do ofrohen shërbime mjekësore duke përfshirë edhe sektorin e kujdesit urgjent, që të ju jemi afër të gjithë qytetarëve dhe mërgimtarëve tanë, – ka bërë të ditur z. Rashica.
Më tutje është shprehur se si staf janë të gatshëm të pranojnë kritika të cilat kanë bazë por jo edhe sulme politike.
Lidhur me pretendimet të cilat tentojnë ta dëmtojnë rëndë punën tonë dhe punën e stafit profesional mjekësor në Komunën e Vushtrrisë, ju informoj se ne jemi ata të cilët pranojmë kritika, por kritika duhet të ketë bazën e mirëfilltë dhe të jetë me vend, por jo sulme politike, shkruan ai.
Sipas tij në këtë vit është bërë rivlerësimi për cilësinë e ofrimit të shërbimeve shëndetësore ku ka progress krahasur me vitin 2018 kur gjatë qeverisjes së LVV-së janë renditur të tretët nga fundi për cilësinë e shërbimeve.
Për informim publik në vitin 2018 gjatë qeverisjes së LVV është bërë vlerësimi i shërbimeve shëndetësore nga AQH dhe ju e dini mirë se jeni renditur të tretët nga fundi për cilësinë e shërbimeve shëndetësore. Këtë vit është bërë rivlerësimi për cilësinë e ofrimit të shërbimeve shëndetësore, ku do ju njoftojmë për progresin, thuhet në postim.
Postimi i plotë:
/Gazeta Shneta/




