Dëmtohen shtretërit e ri të blerë nga QKUK, pacientët detyrohen të improvizojnë
Një pacient është detyruar të improvizojë shtratin e tij në QKUK, pasi i njëjti është dëmtuar.
Qindra shtretër të ri i ka blerë Qendra Klinike Universitare e Kosovës në dy vjetët e fundit, shkruan Gazeta Shneta.
Miliona euro ka paguar QKUK për këta shtretër, por po duket se kualiteti i tyre nuk është i mjaftueshëm.
Një pacient ka dërguar disa fotografi nga një klinikë në QKUK, ku shihet shtrati i dëmtuar. Ai është detyruar të improvizojë me batanije për ta bërë sado pak të rehatshëm hospitalizimin e tij.
Kjo nuk është hera e parë që shtretërit dëmtohen në QKUK, dhe pacientët bëjnë improvizime. /Gazeta Shneta/