Një ish-punonjëse e Klinikës së Neurokirurgjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ka ngritur alarm për Kiks Kosova rreth kushteve higjeniko-sanitare në sallën e operacioneve, duke theksuar rreziqet që këto kushte paraqesin gjatë ndërhyrjeve kirurgjikale.
Ajo thotë se higjiena në sallën e operacioneve të Klinikës së Neurokirurgjisë në QKUK nuk përmbush standardet minimale, ndërsa inspektimet e ekipit intraspitalor kryhen vetëm dy herë në vit dhe shpesh nuk evidentojnë probleme.
Punonjësja në fjalë (identiteti i së cilës mbrohet) pretendon se gjatë një operimi, mizat kanë hyrë në trurin e një pacienti, teksa neurokirurgët nuk u shqetësuan nga kjo gjë dhe e menaxhuan rastin duke përdorur antibiotikë më të fuqishëm.
Ajo akuzon kryinfermieren dhe stafin se manipulonin me rezultatet e testimeve të ajrit dhe kërcënonin punonjësit që i hapnin pjatat petri.
Gjendja, sipas saj, është përkeqësuar që nga pandemia, pasi pastrimi i pajisjeve po kryhet më rrallë.
Kiks Kosova ka siguruar dokumente që tregojnë masa disiplinore ndaj instrumentareve për këtë rast.
Lajmin e plotë të Kiks Kosova mund ta lexoni duke klikuar këtu.




