Deputetët e Komisionit për Shëndetësi në Kuvendin e Kosovës, kanë vizituar sot Shërbimin Spitalor Klinik Universitar.
Anëtarët e Komisionit të kryersuar nga deputetja e VV-së Fatmire Kollçaku, janë pritur nga kryesuesja e Bordit Dr. Agreta Gecaj-Gashi dhe drejtori i SHSKUK-së Dr. Valbon Krasniqi, shkruan Gazeta Shneta.
Në këtë takim ka munguar ish-ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj i cili është anëtar i Komisionit. Ndërsa ka marr pjesë paraardhësi i tij nga PDK Uran Ismaili.
Në takim është diskutuar për gjendjen e përgjithshme dhe menaxhimin e pandemisë në SHSKUK.
Takimi është mbajtur i mbyllur për media. /Gazeta Shneta/