Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Deputetët e Komisionit për Shëndetësi vizituan Odën e Fizioterapeutëve të Kosovës

Lajme 20/05/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Grupi Punues për monitorimin e zbatimit të Ligjit  04/L-150 për Odat e Profesionistëve Shëndetësor të formuar nga Komisioni Parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale kanë vizituar sot Odën e Fizioterapeutëve të Kosovës (OFTK)

Grupi Punues për zbatimin e ligjit për Odat e Profesionistëve Shëndetësorë me kryetar Bekim Haxhiun, dhe anëtarë Fatmire Kollçaku, Burim Meta, Haxhi Avdyli, njëkohësisht anëtarë të Komisionit Parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Kuvendin e Kosovës janë mirëpritur nga Kryetari i OFTK-së z. Feim Gashi së bashku me zëvendës Kryetarët znj. Arbnora Ibrahimaj Gashi dhe z. Visar Bllaca.

“Anëtarët e Komisionit theksuan njëzëri se gjithnjë janë të gatshëm për bashkëpunim për arritjen e promovimit të profesionit të fizioterapisë në Republikën e Kosovës.

Kryetari i OFTK-së z. Feim Gashi informoi anëtarët e Grupit Punues për ecurinë e punës së OFTK-së duke filluar nga eliminimi i barrës administrative ndaj anëtarëve të saj përmes së cilës iu është mundësuar anëtarëve të tyre qasjen direkte ONLINE për kryerjen e shërbimeve në OFTK, lehtësimet e parapara për anëtarë për arritjen dhe kryerjen e shërbimeve në OFTK, e deri tek përcjellja dhe mbikqyrja e zbatueshmërisë së Kodit Etik dhe Deontoligjisë së Fizioterapeutëve në OFTK nga anëtarët e saj.

Në takim u shtjelluan edhe çështjet të cilat paraqiten si sfidë e madhe mirëpo që gjithnjë e më shumë po punohet për t’u arritur nga OFTK si: Arritja e hartimit dhe miratimit të Ligjit për përcaktimin e detyrave, obligimeve të Profesionistëve Shëndetësor, Ligji për Fizioterapeutë, Aplikimet në Specializim/Profilizimi i Kuadrove në Fushën e Fizioterapisë, dhe përfshirja e fizioterapisë dhe punësimi i fizioterapeutëve në kujdesin parësorë shëndetësor.

Anëtarët e Grupit punues me mirëkuptim të plotë ndaj shqetësimeve të OFTK-së dhe duke uruar sinqerisht për arritjet e deritanishme theksuan rolin dhe rëndësinë e fizioterapisë në shërbime shëndetësore andaj edhe shprehen qëndrimin e tyre për avancimin e funksionit dhe veprimtarisë profesionale të fizioterapeutëve në Institucionet Shëndetësore Publike”, thuhet në njoftimin e OFTK-së.

Artikulli paraprakSa është e rrezikshme Covid me sëmundjet kardiovaskulare
Artikulli i rradhës Përurohet Klinika e renovuar e Onkologjisë – Kurti: Investim substancial prej 600 mijë eurosh, shtohet edhe buxheti për barna

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.