Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Deputetët e PDK-së i bëjnë favor Ismailit, ia dështojnë mbledhjen ku do të raportonte për infuzionet e QKUK-së

Lajme 14/06/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, Flora Brovina dhe Bekim Haxhiu, i kanë bërë favor sot ministrit të Shëndetësisë Uran Ismaili duke mos marr pjesë në mbledhjen e Komisionit e cila dështoi në mungesë të kuorumit.

Ismaili në këtë mbledhje do të duhej të raportonte për revidimin e listës esenciale të barnave, proces ky që ende nuk ka përfunduar, si dhe për furnizimin e QKUK-së me infuzione nga Serbia. Për këtë çështje ka pasur edhe një reagim të ashpër nga Ministri i Tregtisë i cili kërkoi që të rishikohet dhënia e kontratës për këtë kompani, shkruan Gazeta Shneta.

Por Kryetarja e Komisionit Besa Baftiu nuk ka mundur ta hap mbledhjen në mungesë të deputetëve. Ajo tha se i ka parë deputetët duke qëndruar në hapësirat e Kuvendit, por nuk e di arsyen pse nuk kanë shkuar në sallë.

“Ministri është i pranishëm me stafin e tij mirëpo deputetët nuk janë këtu edhe pse e kanë lajmëruar ardhjen. Në mungesë të kuorumit ne nuk e hapim mbledhjen dhe mbetet që kjo mbledhje të mbahet ndonjë ditë tjetër. Disa nga deputetët janë këtu, por nuk e di arsyen pse s’po dojnë me ardhë”, tha kryetarja e komisionit, Besa Baftiu.

Në mbledhje kanë munguar edhe deputetët Time Kadriaj e AAK-së dhe Fatmire Kollçaku nga LVV, por të cilat kishin paralajëmruar më herët se gjenden jashtë vendit. Ndërsa ka munguar edhe deputeti Fikrim Damka nga Grupi 6+. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakShtatzënë pas 5 vitesh falë intervenimit me laparaskopi nga Dr. Aida Kumnova
Artikulli i rradhës Zyrtarët e MSH-së dhurojnë gjak, Hoti: Është privilegj të kontribuoj

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.