Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Deputetët s’e mundojnë ministrin Ismaili, i bëjnë pyetje “sa për të thënë”

Lajme 26/06/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Anëtarët e Komisionit për Shëndetësi në Kuvendin e Kosovës nuk e kanë lodhur shumë ministrin Uran Ismaili në raportimin e tij gjatë ditës së sotme. Deputetët i kanë shtruar disa pyetje, që shumica prej tyre nuk i trajtonin në tërësi problemet në shëndetësi e madje kishte pyetje që nuk kishin të bënin fare me fushën që mbulon dikasteri i Shëndetësisë

Ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili ka raportuar sot para Komisionit për Shëndetësi në Kuvendin e Kosovës. Ai u ftua të flas për revidimin e Listës Esenciale të barnave dhe për furnizimin e QKUK-së me infuzione nga një kompani serbe. Atij iu bënë edhe shumë pyetje të tjera të cilat nuk trajtonin në tërësi problemet në shëndetësi, e madje kishte edhe pyetje që nuk i përkasin fare këtij dikasteri sikurse janë kompanitë e sigurimeve.

Sa i përket LE-së, Ismaili tha se tashmë ka përfunduar drafti final dhe po presin aprovimin nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Ai ka thënë se drafti është vonuar për shkak se janë munduar që të mos favorizojnë kompanitë me barna të caktuara, por të favorizohet konkurrenca, shkruan Gazeta Shneta.

Ismaili ka deklaruar tutje se duhet të ndahet buxhet për sëmundjet e rralla sepse është barrë e madhe. Sipas tij, ato sëmundje janë të rralla, por nëse prekin familjet atëherë shkaktojnë varfëri. Ministri po ashtu ka bërë të ditur se janë në proces të blerjes së disa barnave përmes UNICEF-it, për të cilat më herët kompanitë kosovare nuk kanë ofertuar asnjëherë.

Për mungesën e furnizimit të QKUK-së dhe spitaleve, Ismaili është arsyetuar me bartjen e buxhetit për barna nga MSH në SHSKUK.

Ndërkaq Ismaili ka deklaruar se kanë blerë pajisje të reja për klinikat e QKUK-së, që sipas tij më herët kanë pas aparatura të blera pas Luftës së Dytë Botërore.

Për Fondin e Sigurimeve Shëndetësore Ismaili ka deklaruar se janë në pritje të një ekspertize nga ekspertë të shëndetësisë në Gjermani, ndërsa ka thënë se Banka Botërore do të financojë një strategji të re për Sistemin Informativ Shëndetësor.

Sa i përket infuzioneve, Ismaili ka deklaruar se kompanisë që e ka sjellë këtë produkt nga Serbia i është shkëputur kontrata nga SHSKUK ndërsa tani është lidhur një kontratë e re me një kompani gjermane.

Më i zëshmi nga deputetët ndaj ngecjeve dhe problemeve në shëndetësi ka qenë deputeti i LDK-së, neurokirurgu Haxhi Avdyli. Ai ka kritikuar Ismailin për arsyetimet e tij për ngecjen e projekteve duke ua hedhur fajin organizatave dhe institucioneve tjera për vonesat. “Për të gjitha vonesat nuk i paska fajet ministria e Shëndetësisë, por organizatat tjera. Përgjegjësia direkte është e MSH-së”, ka deklaruar Avdyli.

Tutje ai ka kritikuar ashpër Ismailin që nuk ka sjellë asnjë ligj në Kuvend, në mënyrë që deputetët të ndihmonin në reformën e shëndetësisë.

“Ka dështim total në aspektin legjislativ. Asnjë ligj nuk ka ardh dhe kemi qenë të interesuar që të japim kontributin tonë në reformën në shëndetësi. Konkretisht Ligji për Shëndetësi dhe pajtohemi të gjithë se shëndetësia ka nevojë për një reformë”, ka deklaruar Avdyli. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakKur burrat përjetojnë dhimbjet e lindjes
Artikulli i rradhës Dhimbjet e kokës gjatë shtatzanisë: Çfarë duhet të dini

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.