Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Deputeti Hoti, Jeton Shalës: Ju s’jeni i interesuar ta bëni funksionale AKPM-në

Lajme 18/04/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Deputeti i Kuvendit Enver Hoti ka kritikuar ashpër kryeshefin e AKPM-së Jeton Shala duke i thënë se “ju nuk jeni i interesuar që ta bëni funksionale këtë agjenci”

Gjatë ditës së sotme është mbajtur mbledhja e Komisionit për Shëndetësi të Kuvendit të Kosovës, ku ka raportuar kryeshefi i Agjencisë Kosovare për Produkte Medicinale, Jeton Shala.

Deputetët në përgjithësi nuk kanë qenë të informuar sa duhet në lidhje me detyrat dhe përgjegjësit e AKPM-së dhe kryeshefit të saj, shkruan Gazeta Shneta.

Më kritiku ka qenë deputeti i Nismës, Enver Hoti, i cili ka ngritur dyshime mbi profesionalizmin e zyrtarëve të kësaj agjencie, si dhe përgjegjësitë ligjore të Shalës.

“Ju po ankoheni se nuk keni staf të mjaftueshëm, por edhe ata që i keni, shumica nuk janë profesionitë. Kjo vlen sidomos për qata që janë punësuar nga viti 2016 e tutje dhe ju e dini për çka e kam fjalën”, ka deklaruar Hoti.

Tutje ai ka kritikuar ashpër Shalën duke i thënë se nuk është i interesuar që ta vë në funksion të plotë këtë agjenci.

“Pas të gjitha këtyre dyshimeve të ngritura, ju vet nuk jeni shumë i interesuar që ta bëni funksional këtë institucion i cili ka të bëj me jetën e qytetarëve të Kosovës. Pa siguria në barna rrezikon jetën e shoqërisë tonë”, është shprehur Hoti.

Deputetët e kanë pyetur Shalën edhe për dyshimet për keqpërdorime të mbi 300 mijë eurove në këtë agjenci, ku tashmë është arrestuar edhe një zyrtar i financave nga Policia e Kosovës. Por deputetët kanë kërkuar vetëm të dijnë se çfarë ka ndodhur, ndërsa nuk kanë kërkuar përgjigje se si ndodhën keqpërdorimet pa dijeninë e kryeshefit.

Shala ka deklaruar se para se të njoftonte Policinë mbi dyshimet për keqpërdorime, kishte kërkuar raportet nga bankat si dhe zotimet për tërheqjen e avanseve. Këto keqpërdorime ai i ka quajtur “krim kibernetik”.

“Të njëjtat para që janë deponuar në atë kod, pas disa dite janë tërhequr. Ky është një krim kibernetik dhe ende nuk e dimë se si ka ndodhur”, ka deklaruar Shala.

Aferat dhe keqpërdorimet në këtë institucion i ka ngritur edhe deputetja e Vetëvendosjes, Fatmire Kollçaku, ndërsa Bekim Haxhiu ka folur për barnat që vijnë nga Kina e India në Kosovë.

Shala ka deklaruar se kanë mungesë të stafit profesional në laboratorin e AKPM-së për analizat e cilësisë së barnave.

Deputetët kanë thënë se do të përkrahin kërkesat e agjencisë për të shtuar numrin e stafit dhe profesionistëve. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakMë në fund e dimë përse shërben zorra qorre
Artikulli i rradhës Deputetët përkrahin kërkesën që barnat për fibrozë cistike të futen në LE

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.