Deputetja Albena Reshitaj ka uruar nënën e saj në Ditën Ndërkombëtare të Mamive.
“Në ditën e mamive 5 Majin, uroj edhe nënën time që 43 vite të jetës së saj ia dhuroi këtij profesioni human. Të gjitha mamive kudo që ndodhen urime dita dhe faleminderit për punën tuaj fisnike”, ka shkruar ajo.
Ditën e 5 Majit e ka uruar edhe kryetarja e Shoqatës së Mamive të Kosovës, Magbule Elezi. /Gazeta Shneta/