Deri në fundjavë mot me shtrëngata dhe shi

2018-07-25 në ora 05:59

Mot jostabil edhe për ditët në vijim.

Pritet të mbajë mot kryesisht me vranësira dhe intervale me diell, e orëve të pasdites priten zhvillime të shtrëngatave me shi.

25.07 – Mot më i freskët, kryesisht me vranësira. Herët në mëngjes me reshje lokale shiu, e pasdite priten zhvillime të shtrëngatave të shpërndara me shi.

26.07-27.07 – Mot kryesisht me vranësira dhe intervale me diell. Pasdite priten reshje lokale shiu me bubullima.

28.07-29.07 – Mot pjesërisht i vranët dhe me intervale më të gjata me diell. Pasdite priten zhvillime të shtrëngatave të shpërndara me shi.

Pas rënies së temperaturave, nga dita e enjte ato do të shënojnë rritje graduale rreth vlerave mesatare.

Minimalet do të luhaten nga 13C deri në 16C, e maksimalet nga 23C deri në 26C.