Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Dermatologia Kuneshka: Rreziku që vjen nga përdorimi i vajrave nxirës

Lajme 03/07/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Pedagogia dhe dermatologia, Loreta Kuneshka në një intervistë ka ndarë këshilla në prag të sezonit veror, ku tha se të gjithë nuk duhet të harrojnë kremin SPF dhe të jenë të kujdesshëm për mbrojtjen e lëkurës.

Dermatologia tha prindërit duhet të jenë të kujdesshëm për t’i mbrojtur fëmijët duke mos i lejuar që të qëndrojnë gjatë në diell, pasi djegia e lëkurës mund të bëhet shkak për të ardhmen për kancerin e lëkurës dhe t’i lërë shenja.

Sakaq shtoi se të rinjtë nuk duhet të përdorin vajra nxirës pasi mund të bëhen faktor për sëmundje dermatologjike dhe kancer lëkure dhe duhet të kenë një nxirrje graduale, duke shfrytëzuar të gjithë sezonin e plazhit.

Si mund të trajtohet djegia e lëkurës nga dielli?

Ka kremra të cilët ndihmojnë, në lidhje me djegiet e shkallës së parë dhe të dytë, pa kaluar tek e treta pasi tek kjo mund të ketë nevojë për ndihmë më të specializuar. Kurë natyrale është trajtimi me kos, por efektin e jep të moderuar deri sa të shkohet në qendrën shëndetësore më të afërt. Fëmijët duhet të eliminojnë orarin deri në 4, të shfrytëzojë periudhën 8 me 12. SPF përdoren në bazë të lëkurës. Ka shumë problematika, na vijnë shumë fëmijë që janë të djegur nga dielli sepse prindërit thonë se e lyejnë por ajo duhet përsëritur çdo 3 orë dhe mos t’i lejojnë në orare të rrezikshme.

Cilat janë pasojat?

Dëmtohet lëkura, dhe është një ndër faktorët që në të ardhmen të bëhet kancer lëkure dhe të lënë shenja, nëse grada e djegies ka qenë e lartë.

Me të rinjtë dhe moshat e treta?

Të rinjtë janë më të ndërgjegjshëm, por nuk do rekomandoja vajrat që përdorin për t’u nxirë pasi nuk kanë SPF, dhe dëmtojnë lëkurën dhe krijojnë premisa që në të ardhmen lëkura të jetë e ndjeshme për sëmundje dermatologjike dhe kancer lëkure. Duhet të shfrytëzojnë 2 muaj në plazh, dhe jo të nxihen menjëherë. Atëherë do kenë një nxirrje më graduale dhe të sigurtë. Na vijnë me probleme nga një myk që merret nëpër plazhe, dhe nëse nuk mjekohet nuk ikën asnjëherë. Në dimër bie në qetësi.

SPF nuk duhet të mungojë sa herë dalim nga shtëpia, tek fytyra dhe qafa në çdo stinë. Të jenë të kujdesshëm, të mbrohen me kapele, syze dielli dhe freskim të herëpashershëm./PanormaTv/

Artikulli paraprakNeuropsikiatri Ulaj: Mosdija e personave që shesin barna shpeshherë shkakton shqetësime te pacientët
Artikulli i rradhës A mund të shkaktojë me të vërtetë kancer aspartami ëmbëltuesi artificial? Njihni dozën e pranueshme ditore

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.