Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Dështimi i Muratit për t’u zgjedhur Kryeparlamentar, Kuvendi del me njoftim për seancën e sotme

Lajme 22/08/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kuvendi i Kosovës ka dalë me njoftim rreth punimeve të seancës së sotme, ku dështoi sërish zgjedhja e Kryeparlamentarit. 

Lëvizja Vetëvendosje edhe sot ndryshoi kandidatin për këtë pozitë, duke e propozuar Ministrin në detyrë të Financave, njëherit deputetin Hekuran Murati. Propozimi u bë pavarësisht se VV e dinte se partitë tjera nuk do të votonin për Muratin, meqë ishin shprehur qartë se nuk votojnë asnjë emër që ka qenë pjesë e ekzekutivit, shkruan Reporteri.net.

Për dallim nga herët e kaluara ku propozimi bëhej nga nënkryetari i VV’së, Glauk Konjufca, sot Murati u propozua nga deputetja Donika Gërvalla, e cila vetë dështoi të merrte votat e nevojshme për këtë pozitë në seancën e së mërkurës.

Nga 115 deputetë të pranishëm në sallë, për Muratin votuan 57 deputetë, 52 ishin kundër, ndërsa gjashtë abstenuan.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari konstatoi se në bazë të rezultatit kandidati i propozuar nuk ka marrë votat e nevojshme për t’u zgjedhur kryetar i Kuvendit dhe për rrjedhojë
ndërpreu seancën për sot.

Kuvendi do të mblidhet serish të dielën, më 24 gusht 2025, në orën 11:00.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pas seancës, është pyetur nga gazetarët se kë do ta propozojnë për kryetar të Kuvendit të dielën.

Kurti duke qeshur tha ‘’e merrni vesh të dielën’’.

Sipas Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, emri i një kandidati mund të hidhet në votim vetëm tri herë.

Artikulli paraprakPse shkencëtarët mendojnë se diamantet mund të ndihmojnë në identifikimin e kancerit
Artikulli i rradhës Studim: Depresioni, njëkohësisht shkak dhe pasojë e problemeve shëndetësore

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.