Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Dështoi sërish zgjedhja e Albulena Haxhiut për kryeparlamentare

Lajme 20/08/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Lëvizja Vetëvendosje sërish ka propozuar Albulena Haxhiun për kryeparlamentare në vazhdimin e sotëm të seancës konstituive, e cila u mbajt pas aktgjykimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese.

Haxhiu dështoi sërish të marrë votat.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, pasi lexoi rregullat e vendosura nga Gjykata Kushtetuese, ka ftuar Vetëvendosjen për të propozuar kandidatin për kryetar të Kuvendit të Kosovës.

Në foltore doli ish-kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, i cili tha se Haxhiu është deputetja e propozuar për kryeparlamentare.

Nga 116 deputetë sa ishin prezentë në sallë, 57 votuan për, kundër 56 dhe tri abstenime.

Vetëvendosje e propozoi Haxhiun përkundër qëndrimeve të ditura të partive të tjera se nuk do ta votojnë atë për kryeparlamentare.

Haxhiu s’mori mbështetjen e nevojshme të Kuvendit edhe në pesë herët kur emri i saj u propozua në votim të hapur. Ndërkaq, edhe përpjekjet e Vetëvendosjes në disa seanca radhazi që të imponojë votimin e fshehtë i dështuan dhe aktgjykimi i Kushtetueses konstatoi se kryesuesi i seancës, deputeti i Vetëvendosjes, Avni Dehari, ka shkelë Kushtetutën.

Tashmë Vetëvendosje nuk mund të propozojë pafundësisht emrin e Haxhiut meqë Kushtetuesja ka vendosur që subjekti më i madh parlamentar ka të drejtë të propozojë emrin e njëjtë deri në tri herë.

Kuvendi është i obliguar të konstituojë legjislaturën e dalë nga zgjedhjet e 9 shkurti brenda 30 ditëve, duke nisur nga 18 gushti.

Kushtetuesja po ashtu e ka obliguar Vetëvendosjen që të gjejë konsensus dhe të mos e bllokojë konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

“Gjykata tashmë, ka theksuar që kjo e drejtë për propozimin e kandidatit për Kryetar/e të Kuvendit përbën njëkohësisht edhe detyrim për grupin më të madh parlamentar për bashkëpunim në  mirëbesim dhe konsultim konstruktiv me grupet e tjera parlamentare për të gjetur konsensusin apo kompromisin e nevojshëm dhe se kjo e drejtë në asnjë mënyrë nuk mund të rezultojë në bllokimin e konstituimit të Kuvendit”, thuhet në pikën 145 të aktgjykimit.

Artikulli paraprakVala e fundit e të nxehtit shkakton mbi 1 mijë vdekje në Spanjë
Artikulli i rradhës VV e kryen me Albulena Haxhiun, kandidatja e re Donika Gërvalla, s’merr as ajo vota

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.