Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Dështon ardhja e mjekëve turq në Spitalin Kavaja, dyshohet se ata s’kishin licencë nga MSH

Lajme 05/12/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ka dështuar ardhja e dy mjekëve turq për ekzaminimin e fëmijëve në Spitalin Kavaja në Prishtinë. Ata dyshohet se s’kishin licencë nga Ministria e Shëndetësisë, për çka edhe u inspektua spitali nga Inspektorati Shëndetësor.

Dy mjekë nga Turqia kishin planifikuar që të vinin për konsulta me pacientë fëmijë në Spitalin Kavaja në Prishtinë. Së paku kështu thuhej në një njoftim të publikuar nga një spital ortopedik në Stamboll, shkruan Gazeta Shneta.

“Dr. Hilmi Karadeniz dhe Dr. Ahmet Dogan do të kryejnë ekzaminime falas tek fëmijët më datën 2 dhjetor në Spitalin Kavaja në Kosovë”, thuhej në njoftimin e ICOS.

Por ardhja e tyre ka dështuar pasi dyshohet se mjekët nuk ishin licencuar nga Ministria e Shëndetësisë. Anulimin e ardhjes së mjekëve e kanë konfirmuar nga spitali Kavaja, por të njëjtit kanë deklaruar se mjekët kishin planifikuar të vitnin për organizimin e një konference.

“Jo nuk eshte e vertete paskeni informacion te gabuar ,kane pas me ardhe per organizim te nje konference dhe takim me koleget tone ortoped por per shkake te pamundesise me ardhe nuk kane mundur te vijnë”, thuhet në përgjigjen e spitalit.

Mjekët nga Turqia nuk shkuan në Kavaja, por inspektorët e Inspektoratit Shëndetësor po. Ata zbarkuan në këtë spital me dyshimin se mjekët që planifikohej të vinin, nuk ishin të licencuar nga Ministria e Shëndetësisë.

Megjithatë sipas një përgjigje nga MSH, inspektorët nuk gjetën asgjë në spital ndërsa kanë marr disa kopje të regjistrit të pacientëve për t’i kontrolluar edhe një herë.

“Bazuar në informatat e inspektorëve të rastit, inspektorët shëndetësorë kanë verifikuar hapësirat e spitalit,  dokumentacionin shëndetësor dhe në këtë rast kanë konstatuar se dy profesionistet shëndetësorë në fjalë nuk figurojnë  që të kenë ofruar shërbim shëndetësorë në këtë institucion shëndetësor. Po ashtu inspektorët shëndetësor kanë marrë deklaratë me shkrim nga menaxheri i këtij institucioni shëndetësor nëse është ofruar shërbim shëndetësor apo jo, dhe i njëjti ka deklaruar se nuk ka pasur dhe nuk ka ofruar shërbim shëndetësor asnjë profesionist shëndetësor jo kosovar në institucionin e tyre. Lidhur me këtë inspektorët shëndetësorë kanë marrë kopjet e regjistrit të pacienteve të sallës, recepsionit dhe ortopedisë për verifikim”, thuhet në përgjigjen e MSH-së.

Kjo nuk është hera e parë që mjekë të huaj vijnë në Kosovë për të mbajtur konsulta apo ekzaminime tek pacientët, pa marr licencë nga Ministria e Shëndetësisë. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakJastëku i pacientit hidhet në dyshemenë e korridorit në Kirurgjinë Abdominale në QKUK
Artikulli i rradhës Spitalet private fajësohen në Meksikë për shpërthimin e meningjitit

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.