I plotësuar – Detaje nga aksidenti në Shtime: 16-vjeçarin e zuri traktori derisa punonte arën
Një aksident i rëndë ka ndodhur në afërsi të fshatit Monopollc në Shtime ku një i ri ka gjetur vdekjen derisa ishte duke punuar në arën e tij.
Detajet e aksidentit i ka konfirmuar për Gazetën Shneta zëdhënësi i Policisë në rajonin e Ferizajt Agim Gashi. Ai ka treguar se i riu rreth 16-vjeçar kishte shkuar të punonte arën me traktor.
“Toka ku ka qenë duke punuar me traktor është e pjerrët dhe traktori është rrokullisur dhe e ka zënë përfundi. Familjarët menjëherë e kanë dërguar në spital, por fatkeqësisht i riu ka ndërruar jetë në Emergjencën e QKUK-së”, ka deklaruar Gashi.
Gashi ka deklaruar se në konsultim me prokurorin kujdestar rasti është duke u zhvilluar si ‘hetim mbi vdekjen’
Gazeta edhe para pak minutash ka raportuar për të njëjtin rast. /Gazeta Shneta/
———————————————————————
16:47 – Traktori e aksidenton të riun nga Shtimja, ndërron jetë në Klinikën Emergjente
Një i ri ka ndërruar jetë në Klinikën Emergjente në QKUK pas një aksidenti që ka pësuar në një fshat të komunës së Shtimes.
Lajmi është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Ferizaj Agim Gashi. “Mund t’ju konfirmoj se para pak minutash kemi marr një informacion nga Prishtina se ka ndërruar jetë një i ri në QKUK pas një aksidenti. Për detaje të tjera mund t’ju informojmë më vonë”, ka deklaruar Gashi për Gazeta Shneta.
Gazeta ka mësuar se i ndjeri është 24-vjeçar dhe ka ndërruar jetë pas lëndimeve të rënda që ka pësuar nga aksidenti me traktor.
Ende nuk dihet se si ka ardhur deri te ky aksident tragjik. /Gazeta Shneta/