Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Detaje nga sulmi ndaj kryebashkiakes gjermane, dyshohet se e theri me thikë vajza e saj e adoptuar

Lajme 08/10/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Iris Stalzer, kryebashkiakja e sapozgjedhur e qytetit Herdecke në Gjermani, po lufton për jetën pasi u sulmua me thikë në banesën e saj, në rrethana ende të paqarta.

E plagosur rëndë me 13 goditje me thikë në shpinë dhe bark, Stalzer u gjet në kolltuk, e mbuluar me gjak, pas një grindjeje të ashpër që u dëgjua nga fqinjët.

Fqinjët dëshmuan se kishin dëgjuar britma të forta nga shtëpia e saj, vetëm pak para se një helikopter i shpëtimit të ulej pranë zonës për ta transportuar politikane në spital.

Sipas burimeve nga policia dhe raportimeve të mediave gjermane si Bild, Westfalenpost dhe Der Spiegel, dyshohet se autorja e mundshme e sulmit është vajza 17-vjeçare e adoptuar e Stalzer. Mediat raportojnë se vajza kishte qenë më parë e përfshirë në një tjetër incident dhune në familje gjatë verës, ku dyshohet se gjithashtu kishte përdorur një thikë ndaj nënës së saj.

Në momentin e ngjarjes, në shtëpi ndodheshin edhe djali i saj i adoptuar 15-vjeçar. Fillimisht, djali telefonoi shërbimet e emergjencës duke pretenduar se nëna e tyre ishte sulmuar nga disa burra në rrugë, por kjo deklaratë u hodh poshtë nga deklaratat e fqinjëve dhe dëshmitë e para./TCH

Artikulli paraprakMSh-ja e drejtuar nga Hamasi: 10 të vrarë në Gaza derisa bisedimet për paqe vazhdojnë
Artikulli i rradhës OBSH kërkon sqarime nga India për eksportin e shurupit ‘Coldrif’

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.