Dhjetë qytetarë kanë rezultuar të infektuar me coronavirus gjatë 24 orëve të fundit në nivel vend inga 254 mostra të testuara në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike.
Ministria e Shëndetësisë raporton se pesë qytetarë të tjerë janë shëruar ndërsa nuk raportohet për të vdekur me coronavirus.
Brenda 24 orëve në nivel vendi janë dhënë 93 doza të vaksinavë anti-COVID.
Deri më tani janë administruar mbi 1,8 milion doza të vaksinave kundër coronavirusit. Mbi 823 mijë qytetarë janë vaksinuar me dy doza të vaksinave ndërsa mbi 102 prej tyre janë vaksinuar edhe dozën e tre dhe përforcuese të vaksinës kundër coronavirus.
Aktualisht në Kosovë janë 54 raste aktive me coronavirus. /Gazeta Shneta/




