Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Dhjetëra foshnje në Siri lindin me aftësi të kufizuara

Lajme 05/10/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Gjinekologu në Gutan Lindore, Dr. Muhammed Bekir, në një deklaratë thotë se gjatë dy viteve të fundit është rritur numri i lindjes së foshnjave me aftësi të kufizuara

Në rajonin Guta Lindore të kryeqytetit të Sirisë, Damask, i cili ndodhet nën rrethimin e regjimit, 5 për qind i foshnjave kanë lindur me aftësi të kufizuara.

Doktorët thonë se përveç kushteve të bllokadës, faktor ndikues i kësaj gjendjeje mund të jetë edhe masakra me armë kimike e regjimit para 4 vitesh.

Gjinekologu në Gutan Lindore, Dr. Muhammed Bekir, në një deklaratë për Anadolu Agency (AA) thotë se gjatë dy viteve të fundit është rritur numri i lindjes së foshnjave me aftësi të kufizuara. “Në njësinë tonë të lindjes po lindin rreth 400 foshnje në muaj. Kurse rreth 5 për qind e tyre po lindin me aftësi të kufizuara”, thotë Bekir.

Duke folur për arsyet e mundshme të rritjes së këtij numri, Bekir thotë se “Ne këtë gjendje nuk mund ta lidhim me ndonjë arsye të drejtpërdrejtë. Mendojmë se këto po ndodhin si rezultat i mosfurnizimit të shtatzënave me vitaminat, ilaçet dhe mineralet e nevojshme.

Por në vitin 2014 në rajonin Ajn Terma kishte lindur një foshnje me një këmbë. Unë e mora në pyetje familjen e foshnjës për ta kuptuar arsyen e kësaj. Nëna dhe babai ishin viktima të sulmit kimik. Ngjarjet e tilla mund të ndodhin edhe për shkak të sulmeve kimike. Ne nuk mund ta dimë arsyen e saktë të këtyre rasteve sepse nuk kemi laboratorë për t’i analizuar ato.”

“Efekti i sulmeve kimike mund të vazhdojë ende”

Edhe Dr. Sami El-Bosh lidhur me lindjen e foshnjave me aftësi të kufizuara thotë se “Lindjet me aftësi të kufizuara kanë arsye të ndryshme. Ushqimi i parregullt, problemet në furnizimin e nënave me ilaçe, vitamina dhe minerale të nevojshme për shkak të bllokadës, si dhe arsyet gjenetike janë arsyet e para që vijnë në mend.”

Duke bërë të ditur se para disa ditësh në qarkun Arbin të Gutës Lindore ka lindur një vajzë pa krahë, Bosh thotë se “ Lindjet pa krahë apo pa këmbë mund të kenë arsye shumë më të mëdha si sulmet kimike. Ashtu siç e dini rajoni i Gutës Lindore ka qenë viktimë e sulmit kimik para disa vitesh. Efekti i sulmeve kimike mund të vazhdojë ende.”

Regjimi i Asadit më 21 gusht të vitit 2013 kishte përdorur armë kimike në rajonin Guta Lindore, Damasak, gjë që kishte shkaktuar vdekjen e më shumë se 1.400 civilëve dhe plagosjen e më shumë se 10 mijë civilëve, shumica e të cilëve gra dhe fëmijë.

Rajoni i Gutës Lindore, që përfshin disa krahina dhe ku jetojnë rreth 400 mijë civilë për më shumë se 5 vite ndodhen nën rrethimin e regjimit të Asadit.

Regjimi po ndalon hyrjen e ndihmave humanitare në rajon.

Artikulli paraprakKjo është historia e nënës më të re në botë, vetëm 5 vjeçe
Artikulli i rradhës Nëse e teproni, kjo pije që e konsumoni çdo ditë mund t’ju shkaktojë abortin

Ju sugjerojmë

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme

Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346

22/07/2026 Lajme

Gjermani: Shtohet dhuna e seksualizuar ndaj të miturve

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.