Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Dhuna familjare në Kosovë, gjashtë raste të raportuara veç dje

Lajme 19/12/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Gjashtë raste të dhunës në familje janë raportuar vetëm dje në Kosovë.

Në Drenas është arrestuar një person dhe është dërguar në mbajtje për dhunë ndaj gruas së tij.

“Gllogoc  18.12.2023-00:05. Viktima femër kosovare ka raportuar se  bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar ka  ushtruar dhunë ndaj saj. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, në Milloshevë një burrë e ka lajmëruar gruan në polici për sulm fizik.

“ Milloshevë  17.12.2023-22:30.  Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje në familje, është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja  e tij e dyshuara femër kosovare. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit,  janë liruar në procedurë të rregullt hetimore”, njofton policia.

Edhe në Gjilan u arrestua një burrë për dhunë në familje. Ai e sulmoi fizikisht babanë e tij.

“Gjilan  17.12.2023-21 : 45. Me 18.12.2023 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar  pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje në familje e ka sulmuar fizikisht babanë e tij, të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Ndërsa në Kaçanik është arrestuar një person për sulm fizik ndaj gjyshes së tij.

“Kaçanik  18.12.2023-15:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje në familje e ka sulmuar fizikisht gjyshen e tij. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit  është dërguar në mbajtje”, njofton tutje policia.

E një grua u intervisuta nga policia në Malishevë, pasi sipas burrit të saj në vazhdimësi është duke shkaktuar dhunë në familje.

“Malishevë  18.12.2023-11:00.  Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se bashkëshortja  e tij e dyshuara femër kosovare në vazhdimësi është duke u shkaktuar dhunë në familje. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit,  rasti hetohet në procedurë të rregullt”, njofton policia.

E në Vushtrri një grua e lajmëroi vëllain në polici, pasi sipas saj është duke i shkaktuar dhunë psikike.

“Vushtrri  17.12.2023-15:00.  Me 18.12.2023 viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje në familje, vëllai i saj është duke i shkaktuar dhunë psikike. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt hetimore”, thuhet në raportin  e policisë.

Artikulli paraprakJu dhembin kockat kur prishet koha? Trupi juaj po ju paralajmëron se vuani nga Osteoartriti
Artikulli i rradhës ADN-ja e Neandertalit mund të shpjegojë pse disa njerëz zgjohen herët

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.