Alice Hohenhaus ishte 20 vjeçe kur provoi për të ngelë shtatzënë përmes fekondimit in vitro.
Ajo dëshpërimisht donte një familje por iu tha se do të kishte nevojë për ndihmë për të mbajtur një fëmijë pas luftës kundër leukemisë dhe rrezatimit që e la atë me inde të dëmtuara, transmeton Gazeta Shneta.
Alice nuk donte ta linte atë në dorë të fatit, pasi duke vizituar një specialist të fertilitetit ajo filloi raundet e fekondimit in vitro me një donator.
Ajo kishte mbetur shtatzënë në moshën 23 vjeçare, por fatkeqësisht e humbi fëmijë në javën e 15-të. Ajo pastaj pësoi një hemorragji të tmerrshme dhe u operua për ta ndaluar gjakderdhjen.
Si rezultat i kësaj, mjekët i thanë asaj lajmin e hidhur se ajo nuk mund të mbante një fëmijë në bark, sepse do të rrezikonte jetën e saj, si dhe fëmijës.
“Mendova se ishte fundi i botës. Unë nuk mund të isha një nënë, ashtu siç gjithmonë e kisha ëndërruar. “, tha Alice, tani 25 vjeç, për Kidspot.
Për një moment, nëna altruiste e Alice-s vendosi të bëhej zëvendësuese e saj dhe t’ia plotësojë dëshirën vajzës së saj.
Ajo vendosi të ngelej shtatzënë dhe t’ia falte foshnjen vajzës, akt ky i cili e bëri tejmase të lumtur atë.
Fëmija tashmë ka lindur shëndosh e mirë, pa ndonjë problem shëndetësor./Gazeta Shneta/