Gjatë ditë së sotme janë djegur dy vetura totalisht në lagjen Marigona në Prishtinë, kurse dy të tjera pjesërisht.
Sipas pamjeve, dy vetura kanë qenë të përfshira në tërësi nga zjarri.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Prishtinën, Agron Borovci, raporton Sinjali.
Ai tregoi se dy vetura janë djegur në tërësi, ndërsa dy të tjera pjesërisht dhe se nuk raportohet për të lënduar.
“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ftuar edhe zjarrfikësit me qëllim të lokalizimit të zjarrit. Informacionet e para nga vendi i ngjarjes tregojnë për dy vetura të përfshira tërësisht nga zjarri përderisa dy të tjera pjesërisht, ndërkaq nuk raportohet për të lënduar”, ka thënë Borovci.




