Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Dita Botërore e Shëndetit, Rama fton qytetarët të ndërmarrin masa paraprake për shëndetin

Lajme 07/04/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ashtu siç ishte paraparë, Dita Botërore e Shëndetit u shënua me shumë aktivitete në të mirë të qytetarëve në pika të ndryshme të kryeqytetit.

Organizim ky i cili ishte nё bashkëpunim i Drejtorisë së Shëndetësisë në Prishtinë me Ministrinë e Mbrojtjes, përkatësisht me departamentin mjekësor të FSK dhe studentët e Kolegjit “Universum”.

Në pikën në sheshin “Zahir Pajaziti”, ku ekipa mjekësore ofroj shërbime për qytetarët, i pranishëm ishte edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Rama theksoi se ideja e tyre ka qenë që udhëzimet ndaj qytetarëve të jenë të ndërlidhura rreth preventivës, ku sipas tij më mirë është të ndërmarrim masa paraprake për mbrojtjen e shëndetit se sa trajtimin e problemeve pastaj.

“Kemi organizuar disa pika në Ditën Ndërkombëtare të Shëndetësisë, disa pika ku po e shikojmë shëndetin e qytetarëve të Prishtinës, po ashtu edhe udhëzimet e ndryshme të mjekëve. Ideja është që udhëzimet tona ndaj qytetarëve të jenë të ndërlidhura rreth preventivës, më mirë është të ndërmarrim masa paraprake për mbrojtjen e shëndetit se sa trajtimin e problemeve pastaj”, tha i pari i Prishtinës.

“Preventiva është edhe aspekt i gjithë strategjisë sonë të trajtimit të qytetit, të hapësirave publike të ndërlidhjeve të qendrës me zonat përreth që të mundësojmë një lëvizje më të lehtë dhe më të mirë që qytetarët e Prishtinës të kenë mundësinë të lëvizin më shumë. Sugjerohet që më së paku 30 minuta në ditë të ecet. Këto janë gjëra të cilat po diskutohen këtu. Kemi një bashkëpunim fantastik edhe me Ministrinë e Mbrojtjes”, tha tutje Rama.

I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Izet Sadiku i cili tha se mjekësia primare është prioritet i komunës.

“Bashkërisht po e forcojmë mjekësinë primare që është prioritet i komunës. Në mjeksinë primare fokusi kryesor është parandalim. Kemi bashkuar forcat me qëllim që ti informojmë qytetarët për rëndësinë që ka parandalimi i sëmundjeve që është një kriter shumë i rëndësishëm për shëndetin e njeriut”, tha ai.

Numri i qytetarëve të cilët ishin të interesuar të kontrolloheshin apo të merrnin një këshillë mjekësore, ishte padyshim mjaft i kënaqshëm edhe për ekipën mjekësore në tendën e vendosur në shesh.

Specialistja e mjekësisë familjare, Florina Grezda tha se janë të kënaqur me numrin e qytetarëve që kanë shpreh interes që nga mengjesi në këtë aktivitet.

“Duke marrë parasyshë kohën e cila është pak me shi, ky aktivitet është realizuar më shumë sukses, interesimi i qytetarëve është shumë i madhë”, tha ajo.

Tutje Grezda theksoi se në tendën e vendosur në sheshin “Zahir Pajaziti”, deri tani kanë arritur të marrin shërbime mjekëore pothuajse 100 qytetarë.

Padyshim nevojën më të madhe për një kontroll të shpejtë qoftë të tensionit, apo të kontrollimit të sheqerit në gjak e kanë edhe moshat më të vjetra.

Një qytetare e moshuar nga Prishtina,  e vlerëson këtë aktivitet të komunes si një veprim të menduar mirë.

“Është shumë i qëlluar ky aktivitet, se në si të moshuar që jemi, shpesh e kemi me përtesë kontrollat të mjeku, kujdesin për sheqer e tension, duhet më shumë të kujdesemi për shëndetin”, tha ajo për Gazetën Shneta./Gazeta Shneta

Artikulli paraprak24 mijë euro pagoi shteti për tre anëtarët e Bordit Drejtues të FSSh, zëvendësministri i shëndetësisë e largon barrën nga MSh
Artikulli i rradhës 27 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.