Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Dita Botërore e SIDA-ës: Si ka evoluar lufta kundër HIV/AIDS përgjatë 44 viteve

Lajme 01/12/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Sot, më 1 dhjetor, shënohet Dita Botërore e SIDAs, një ditë që prej vitit 1988 i kushtohet kujtimit të viktimave të epidemisë dhe forcimit të përpjekjeve globale për ta luftuar atë.

Aktualisht, 40.8 milionë njerëz në botë jetojnë me HIV, ndërsa vetëm vitin e kaluar nga pasojat e tij kanë vdekur rreth 630 mijë persona, shkruan Euronews transmeton Gazeta Shneta.

Që nga fillimi i krizës, HIV/AIDS ka shkaktuar 44.1 milionë viktima, dhe mbi 91 milionë infektime. Përparimet shkencore kanë qenë të mëdha, por ekspertët paralajmërojnë se shkurtimet e fondeve ndërkombëtare rrezikojnë të kthejnë prapa progresin e arritur.

Pikat kyçe të historisë së luftës kundër HIV/AIDS

1981 – Rastet e para
SHBA raportoi një sëmundje të panjohur te meshkuj të rinj, që më vonë u identifikua si AIDS. Shumë shpejt rastet u shtuan në të gjithë botën.

1996 – Terapia që uli vdekshmërinë
Shkencëtarët prezantuan terapinë e kombinuar antiretrovirale (HAART), që e shndërroi HIV-in nga një diagnozë fatale në një sëmundje kronike të menaxhueshme.

2003 – Themelimi i PEPFAR
Programi amerikan PEPFAR, me miliarda dollarë investime, sot vlerësohet se ka shpëtuar mbi 26 milionë jetë.

2011 – Terapitë që parandalojnë transmetimin
Studimet dëshmuan se terapitë antiretrovirale reduktojnë ndjeshëm rrezikun e transmetimit seksual të virusit.

2012 – Miratimi i PrEP
Përdorimi i PrEP-it (profilaksisë para ekspozimit) u bë një nga mjetet më efektive për parandalimin e infektimit – me efikasitet deri në 99% nga raportet seksuale.

2024 – Injektimi dy herë në vit
Barnat e reja, si lenacapavir, mund të ofrojnë mbrojtje për 6 muaj me një injeksion të vetëm, ndër rezultatet më premtuese deri më tani.

2025 – Krizë financimi
Shkurtime të mëdha të fondeve nga SHBA, Mbretëria e Bashkuar dhe vende të BE-së kanë shkaktuar ndërprerje të shërbimeve të HIV-it në shumë shtete me të ardhura të ulëta.

Pavarësisht përparimit, Afrika vazhdon të mbajë më shumë se dy të tretat e rasteve globale. Ekspertët paralajmërojnë se nëse financimi ndërkombëtar nuk rikthehet, bota rrezikon një rritje të infektimeve dhe vdekjeve në vitet në vijim.

Artikulli paraprakPrishtina edhe sot pa transport publik
Artikulli i rradhës 24 jetë të reja në një javë në maternitetin e Spitalit të Pejës

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.