Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Dita Botërore e Zemrës, eliminimi i faktorëve të riskut ul rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare

Lajme 29/09/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Dita Botërore e Zemrës mbahet çdo vit më 29 shtator në nivel global, me qëllim ndërgjegjësimin, informimin dhe edukimin e njerëzve lidhur me sëmundjet kardiovaskulare.

Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” kujdesi për shëndetin kardiovaskular është një nga shtyllat kryesore të misionit.Dr. Daniela Teferiçi, mjeke kardiologe pranë QSUNT-së, u shpreh se çdo ditë ekipet e kardiologjisë dhe kardiokirurgjisë punojnë me profesionalizëm për të ofruar diagnostikim, trajtim dhe ndërhyrje të avancuara që shpëtojnë jetë.

Dr. Teferiçi tha se “sëmundja kardiovaksulare vazhdon të mbajë vendin e parë, për sa i përket sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë, dhe në vendet e zhvilluara, kudo në botë”.“Akoma më keq janë shifrat në vendet në zhvillim, ku bën pjesë dhe vendi ynë.

Shfaqja e sëmundjes në një moshë më të re, ka të bëjë me stilin e jetesës, me mënyrën e ushqimit, me pakësimin e lëvizjes”, tha Teferiçi.Dr. Teferiçi theksoi në mesazhin e saj parandalimin primar, si një hallkë shumë e rëndësishme në eliminimin e faktorëve të rrezikut që çojnë në sëmundshmërinë kardiovaskulare.Sipas saj, këto faktorë janë obeziteti, stili i jetesës, jeta sedentare, mënyra e ushqyerjes dhe niveli i aktiviteteve sportive që kryhen.

“Faktor tjetër është edhe duhanpirja. Gjithashtu, trajtimi i sëmundjeve të cilat bëjnë pjesë në faktorët e riskut në sëmundjet kardiovaksulare, siç është trajtimi i hipertensionit, diagnostikimi pasi ka shumë njerëz që nuk e dinë që vuajnë nga hipertensioni. Një sëmundje tjetër është edhe diabeti. Diabeti duhet marrë seriozisht, duhet mjekuar në bashkëpunim me mjekun. Por, edhe trajtimi i yndyrave”, u shpreh Teferiçi.

Mjekja kardiologe pranë QSUNT-në, u shpreh se bëhet një lloj grupëzimi i personave që janë me risk shumë të lartë për sëmundjet kardiovaskulare, dhe personave që kanë risk të ulët në bazë të vlerave të kolesterolit në gjak.Teferiçi drejtoi një thirrje për ndërgjegjësim të popullatës, si një element shumë i rëndësishëm për sa i përket sëmundjeve kardiovaskulare.

Dita Botërore e Zemrës gjithashtu, synon të promovojë masa parandaluese që zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.

Sot në botë, të gjithë ekspertët e shëndetësisë besojnë se sëmundjet kardiovaksulare janë dukshëm të parandalueshme, duke evituar një numër të madh vdekjesh të parakohshme./ATSH/

Artikulli paraprakOBSH-ja kërkon 60% mbijetesë nga kanceri deri në vitin 2030
Artikulli i rradhës Dhimbja e heshtur e Gazës, spitalet në rrezik të kolapsit humanitar

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.