Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Dita e dhjetë e grevës se minatorëve në Trepçe: 17 minatorë kërkojnë ndihmë mjekësore vetëm sot

Lajme 02/11/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Sot është dita e dhjetë që kur minatorët e “Trepçës”, kanë hyrë në grevë.

Ata po kërkojnë që t’u plotësohen disa kërkesa e që janë: shkarkimi i menjëhershëm i kryeshefit, mos të kenë çdo muaj vonesa në paga si dhe përmirësimi i kushteve të punës.

E si pasojë e grevës vetëm sot dere në mesditë 17 minatorë kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Këtë e ka bërë të ditur për Front Online, sindikalisti i Trepçës, Gani Osmani.

i ka treguar se gjendja minutë pas minuti vetëm po rëndohet.

“Gjendja aktuale e minatorëve është e rëndë dhe çdo minutë që shkon më tutje gjendja vetëm po keqësohet. Vetëm sot nga mëngjesi deri në orën 12:00 janë 17 minator që kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Prej datës 24 e deri më sot janë mbi 350 persona që kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Rreth 30 kanë kërkuar ndihmë në shtëpinë e shëndetit në Mitrovicë. Ndryshim nuk ka, rezultate nuk ka”, ka deklaruar Osmani.

Ai, ka pasur edhe një apel të fundit tek Qeveria dhe Bordi i Trepçës.

“Deri sot rezultat nuk ka dhe unë e kisha bërë një apel edhe të qeveria edhe te bordi i Trepçës që kanë mundësi me bë zgjidhje sa më parë që të mos ndodhë diçka më e madhe”, është shprehur ai.

Ndërsa, duke parë gjendjen e rënduar të minatorëve thotë se asnjëherë nuk e ka ndier veten më keq sesa tani.

“Unë kurrë më keq veten se në këtë situatë si tash që jemi nuk e kam ni, i shohim shokët tonë duke dalë të alivanosur dhe nuk mund të iu ndihmon asgjë. Tash kanë vendos dhe janë këmbëngulës dhe nuk dalin pa u realizu kërkesa e tyre dhe shkaktar i krejt të këqijave që po ndodhin kemi ra në viktimë”, ka thënë ndër të tjera Osmani.

I, pyetur se a kanë marrë ndonjë përgjigje sa i përket kërkesave pas takimit që kanë pasur të martën në Kuvend me disa deputetë të Kuvendit, Osmani ka treguar se po atë ditë përsëri kanë pasur takim me disa deputetët deri në orën 03:00 të mëngjesit dhe nuk ka ende ndonjë rezultat.

“Ne para dy ditëve kemi pas takim në Kuvend, dhe në ora 20:00 kanë ardh disa deputetë të VV-së dhe kemi shpresuar për zgjidhje deri në ora 3 të mëngjesit kemi nejt dhe nuk kemi mujt me bë zgjidhje. Nuk na kanë dhënë përgjigje që japin rezultate”, është shprehur ai.

Sot në seancën e Kuvendit të Kosovës partitë opozitare kanë kërkuar që të diskutohet gjendja e minatorëve të Trepçës dhe protesta e zyrtarëve policor.

Por, këtë nuk e kanë pranuar partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje. Shkak i kësaj tri partitë opozitare kanë lëshuar sallën e Kuvendit./Front Online/

 

Artikulli paraprakTerapisti shpjegon se si shfaqet trauma në trup
Artikulli i rradhës Përshtatni këto 5 ndryshime efektive të stilit të jetesës për të luftuar tuberkulozin në mënyrë natyrale

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.