Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Dita Ndërkombëtare e Mamive, OIK prezanton masa të reja në mbështetje të profesionistëve shëndetësorë

Lajme 05/05/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

5 maji shënon Ditën Ndërkombëtare të Mamive dhe fillimin e Javës së Infermierisë.

Me këtë rast, Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve të tjerë Shëndetësorë ka organizuar një ceremoni, ku janë ndarë mirënjohje për stafin shëndetësor.

Kryetarja e Odës së Infermierëve të Kosovës, Nexhmije Gori, tha se 5 maji shënon Ditën e Mamive dhe nisjen e Javës së Infermierisë, duke theksuar rëndësinë e vlerësimit të profesionistëve shëndetësorë dhe rolin e tyre në kujdesin ndaj pacientëve.

“Sot po shënojmë Ditën Ndërkombëtare të Mamisë dhe, njëkohësisht, po hapim edhe Javën e Infermierisë – dy momente të rëndësishme që na japin mundësi të vlerësojmë kontributin e jashtëzakonshëm të profesionistëve që janë në vijën e parë të kujdesit shëndetësor. Në këtë ditë të veçantë, vëmendja jonë i kushtohet mamive, që janë pranë jetës që në fillimin e saj. Ato janë aty në momentet më të ndjeshme, më sfiduese, por edhe më të bukura për çdo familje. Me përkushtim, profesionalizëm dhe empati, mamitë janë mbështetja e parë për nënat dhe foshnjat, duke dhënë siguri në një nga proceset më të rëndësishme të jetës. Roli juaj nuk është vetëm profesional; është thellësisht njerëzor. Ju bartni përgjegjësi të mëdha, shpesh në kushte jo të lehta, por gjithmonë me integritet të lartë dhe ndjenjë përgjegjësie ndaj jetës dhe shëndetit. Si Odë e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve të tjerë shëndetësorë, ne mbetemi të përkushtuar që të jemi zëri juaj, të mbrojmë dinjitetin tuaj profesional dhe të angazhohemi për kushte më të mira pune, zhvillim të vazhdueshëm profesional dhe vlerësim të merituar për punën që bëni çdo ditë,” u shpreh Gori.

Ajo shtoi se janë ndërmarrë edhe hapa konkretë në mbështetje të anëtarëve.

“Së pari, Oda tashmë ka nisur ofrimin e shërbimeve të avokatit për anëtarët e saj. Kjo mbështetje përfshin këshillim juridik profesional, asistencë në rast të kontesteve në vendin e punës, mbrojtje në procedura disiplinore apo administrative, si dhe orientim ligjor në çdo situatë ku cenohet e drejta profesionale e infermierëve, mamive dhe profesionistëve të tjerë shëndetësorë. Së dyti, kemi nënshkruar dje një marrëveshje për sigurime jetësore për të gjithë anëtarët tanë. Kjo marrëveshje sjell përfitime konkrete, duke ofruar mbrojtje financiare për familjet e anëtarëve në rast fatkeqësie dhe siguri shtesë për vetë profesionistët. Sot është një moment vlerësimi konkret: do të ndajmë mirënjohje për mami dhe infermierë të përkushtuar, të cilët janë përzgjedhur nga vetë institucionet ku shërbeni. Java e Infermierisë që po nisim sot do të jetë një mundësi shtesë për të theksuar rolin e pazëvendësueshëm të infermierëve në sistemin shëndetësor dhe për të ngritur më tej ndërgjegjësimin për sfidat dhe nevojat e këtij profesioni,” tha Gori.

/Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakZgjatet orari i punës në QKMF-në e Prizrenit deri në orën 22:00
Artikulli i rradhës Vrasja në Gjakovë: Spitali jep detaje, pacienti u pranua pa shenja jete në Emergjencë

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.