Ditëve në vijim, temperatura deri në 17 gradë Celsius

2017-02-26 në ora 16:56
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar për motin që do të mbretërojë gjatë pësë ditëve të ardhshme.

Gjatë javës do të mbajë mot me diell dhe me vranësira të pjesshme të cilat të mërkurën mund të sjellin reshje shiu, transmeton lajmi.net

“Vlerat minimale të temperaturave do të lëvizin ndërmjet 0- 4 gradë Celsius, ndërkaq maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperendimi me shpejtësi deri 9m/s”, thuhet në njoftimin e IHK-së.