Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë realizuar sot një aksion të suksesshëm në qytetin e Ferizajt, pas marrjes së informatave nga qytetarët lidhur me prezencën e barnave pa banderola të Republikës së Kosovës.
Aksioni është zhvilluar në dy barnatore dhe dy banesa private, ku gjatë kontrollit janë zbuluar sasi të konsiderueshme të barnave të kontrabanduara, të cilat ishin futur ilegalisht nga vende të ndryshme, transmeton Gazeta Shneta.
Barnat ishin të depozituara në kushte jashtë çdo standardi, duke rrezikuar seriozisht shëndetin e qytetarëve.
Dogana e Kosovës ka njoftuar se për rastin është informuar menjëherë Prokuroria Themelore në Ferizaj. Me urdhër të prokurorit, zyrtarët e Hetuesisë së Doganës kanë filluar intervistimin e pronarit të barnatoreve të përfshira në këtë rast.




