Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Dogana e Kosovës parandalon kontrabandimit e produkteve ushqimore me vlerë mbi 10,000 euro

Lajme 17/11/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Dogana e Kosovës ka njoftuar për një rast të parandalimit të një rasti të kontrabandimit të produkteve ushqimore.

Dogana njoftoi se dje rreth orës 12:30, në hyrje të Pikëkalimit Kufitar Dheu i Bardhë, një autobus i linjë ndërkombëtare është ndalur për kontroll të rregullt doganor.

“Pas deklarimit se nuk kishte mallra për t’u paraqitur, njësitë doganore, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, kanë selektuar automjetin për kontroll të detajuar në vijën e dytë. Gjatë kontrollit, në hapësira të modifikuara dhe të kamufluara brenda automjetit, është zbuluar një sasi e konsiderueshme mallrash të padeklaruara:

– Produkte ushqimore – çokollata, me sasi totale 620 pako / 1,380 kg, dhe me vlerë të përgjithshme mbi 10,000 euro.

Mallrat e padeklaruara janë konfiskuar, ndërsa ndaj palës së përfshirë eshte niciuar procedura për kundërvajtje doganore, në përputhje me legjislacionin në fuqi”.

Në njoftimin për media Dogana e Kosovës thekson se transporti i tillë i produkteve ushqimore, në kushte të papërshtatshme, të fshehura dhe jashtë kontrolleve zyrtare, paraqet rrezik serioz për shëndetin e konsumatorëve, pasi këto produkte mund të dëmtohen, të kontaminohen ose të mos jenë në përputhje me standardet e sigurisë ushqimore.

Artikulli paraprakSaga e dializës në SHSKUK përfundon me kontratë më të shtrenjtë sesa ajo që u anulua
Artikulli i rradhës MSh shënon Ditën Botërore Kundër Kancerit të Qafës së Mitrës

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.