Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Dogana sekuestron barna të kontrabanduara në Ferizaj, vlera mbi 30 mijë euro

Lajme 05/02/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Dogana e Kosovës ka vazhduar me intensitet kontrollet kundër kontrabandës me mallra, me fokus të veçantë në sektorin e barnave.

Së fundmi, njësitë e antikontrabandës kanë zhvilluar një aksion në Ferizaj, ku gjatë kontrolleve në një poliklinikë private dhe në një barnatore janë sekuestruar barna të dyshuara si të kontrabanduara, me vlerë mbi 30 mijë euro.

“Gjatë një operacioni kundër kontrabandës, njësitë e antikontrabandës kanë konfiskuar një sasi barnash të dyshuara si të kontrabanduara dhe kanë zbuluar një hapësirë të fshehtë (bunker) të përshtatur për fshehjen e tyre”, ka njoftuar Dogana e Kosovës.

Sipas njoftimit, gjatë kontrollit në hapësirat e poliklinikës, si dhe në një hapësirë të kamufluar në bodrum, e cila shfrytëzohej për kryerjen e rrezatimeve rentgen, është gjetur dhe sekuestruar një sasi e konsiderueshme barnash pa banderola RKS.

Pas evidentimit dhe verifikimit nga agjencitë kompetente, është konstatuar se janë konfiskuar 1,099 pako barnash pa banderola, të regjistruara sipas specifikacionit zyrtar me vlerë të përgjithshme të vlerësuar mbi 30,000 euro.

Ndër barnat e konfiskuara përfshihen produkte farmaceutike si Nexium, Jardiance, Xarelto, Janumet, Primolut, Microgynon, Cyclo-Progynova, Sintrom, Euthyrox/Eutirox, No-Spa, Ponstan, Diane, si dhe barna të tjera, sipas listës zyrtare të konfiskimit.

Rasti është në procedurë të mëtejme ligjore, ndërsa Dogana e Kosovës ka theksuar se mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e qarkullimit ilegal të barnave, si dhe në mbrojtjen e shëndetit publik, në koordinim me institucionet relevante.

Artikulli paraprakRritje alarmante e rasteve me fruth në SHBA
Artikulli i rradhës 55 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Ju sugjerojmë

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.