Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Doktoresha shqiptare që jeton në Gjermani këshillon mjekët që duan emigrimin: Nuk të mbetet as gjysma e pagës

Lajme 02/11/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Mjekja shqiptare që jeton dhe punon në Gjermani, Aurora Dollenberg ka thënë se për mjekët e ri nga Kosova që synojnë vendet perëndimore është shumë e vështirë.

Ajo thotë se më pak sesa gjysma e të ardhurave që parashihen në kontratë mbetet neto.

Dollenberg thotë se nga kjo neto rrogë pastaj do hiqen edhe qiratë e larta.

“E vërteta është që më pak se sa gjysma e parave që firmosen në kontrata mbetet neto në gjep. Dhe nga kjo pagë neto pastaj të hiqen qiratë e larta dhe duke pasur parasysh standardet e larta të jetesës në vendet evropiane, në fund të ditës një mjek që emigron në vendet evropiane do të ketë rrogë pesëqind deri një mijë euro mbase më të lartë sesa një mjek në Kosovë”, deklaroi ajo në RTV Dukagjini.

Ajo thotë se për një mijë euro nuk ia vlen të largohesh nga atdheu.

“Nuk ja vlen të largohesh nga atdheu për një mijë euro dhe të shkosh në një shoqëri të huaj që nuk e njeh dhe që nuk ke asnjë njeri që të pret”.

Ajo thotë se për pagë nuk ja vlen emigrimi, por shton se atje kushtet për shkollim e avancim janë më të mira se në Kosovë.

“Pra, mjekët e rinj të Kosovës të shikojnë që kur bëhet fjalë për meritokraci, gjithmonë janë ato nepotizmat që dominojnë në shoqërinë shqiptare që nuk e lejojnë që më i miri e më punëtori ta marrë vendin e merituar, por të vijë dikush tjetër që në rrugë të tjera, qoftë politike apo me forma të tjera, të marrë pozicione të caktuara në mjekësinë shqiptare që nuk janë të merituara”

Mjekja thotë se brezi i ri i mjekëve nuk po largohen për shkak të pagave.

“Kjo është ajo që bën zhgënjimin e brezit të ri dhe bën që jo për hir të rrogës së ulët ata të largohen. Jo vetëm në Kosovë, po ndodh që mjekët të largohen, kemi mjekë edhe nga Shqipëria, të cilët njëkohësisht marrin rrugën për në vendet evropiane”, deklaroi Dollenberg./Telegrafi/

Artikulli paraprakFoshnjat e porsalindura, çfarë sinjalizojnë të qarat e shpeshta
Artikulli i rradhës Si ta mbani të sigurt vogëlushin tuaj gjatë rritjes në zonat e shtëpisë

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.