Doktori i njohur Gani Krasniqi, përshkon pikën më të lartë në Spanjë, 3718 metra lartësi mbidetare
Specialisti i mjekësisë fizikale dhe rehabilitimit si dhe specialist i mjekësisë familjare Dr. Gani Krasniqi, i njohur për angazhimin e tij si mjek në QKMF në Kamenicë, ka sfiduar veten duke arritur në majën më të lartë të Spanjës, malet Teide, që ngrihet 3.718 metra mbi nivelin e detit, përcjell Gazeta Shneta.
Maja e Teides (Pico de Teide) është struktura e tretë vullkanike më e lartë në botë dhe ndodhet në ishullin Tenerife, pjesë e ishujve Kanarie.
Përveç angazhimit të tij profesional në mjekësi, Krasniqi ka dëshmuar vlerat e qëndrueshmërisë dhe guximit duke arritur këtë kulm të rëndësishëm, duke sfiduar kufijtë e tij dhe duke promovuar një stil jetese të shëndetshëm dhe aktiv.




