Dokument: Antikorrupsioni nuk gjen konflikt interesi në rastin e ish-kryesueses së Bordit të SHSKUK-së
Agjencioni Kundër Korrupsionit ka konstatuar se emërimi i kryesueses së Bordit të SHSKUK-së në konkursin për drejtor të klinikave, nuk përbën shkelje.
Gazeta Shneta ka siguruar një kopje të dokumentit të AKK-së ku është marr vendim për rastin e kryesueses së Bordit Drejtues të SHSKUK-së Agreta Gecaj-Gashi.
“Caktimi i znj. Agreta Gecaj-Gashi nè Komisionin rekrutues për Konkursin e brendshëm Nr. 1096, të datës 21.02.2022, për gjashte (6) pozita te Drejtorëve të Klinikave te Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), nuk përben konflikt të interesit sipas dispozitave te Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit e as legjislacionit tjeter relevant.”, thuhet në vendimin e AKK-së.
Rasti i Gecaj-Gashit ishte denoncuar në AKK nga ish-drejtori i Klinikës së Radiologjisë Bujar Gjikolli me pretendimin se emërimi i saj në komisionin e konkursit për gjashtë klinika përbente konflikt interesi me faktin se Gecaj-Gashi ishte kryesuese e Bordit Drejtues.
Kujtojmë se me këtë konkurs në krye të Radiologjisë ka ardhur radiologia Shkendije Nuza. /Gazeta Shneta/