Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Donika Shahini-Lami nderohet me titullin “Figura publike më mbështetëse e vitit” nga organizata joqeveritare TOKA

Lajme 09/12/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Donika Shahini-Lami është psikologe klinike dhe gazetare e njohur në kohën e ngjarjeve të mëdha e të rëndësishme të popullit në Kosovë, si ajo e luftës. Me datën pesë të muajit dhjetor, ajo u shpërblye me merita të larta si “Figura publike më mbështetëse e vitit” nga organizata joqeveritare TOKA.

Në Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit të vitit 2024, TOKA ka shpërblyer për kontributin e dhënë ndërvite, znj. Shahini-Lami. Ky çmim është i dedikuar për mbledhjen e dëshmive dhe materialeve historike për ngjarjet e kohës së luftës, si në rastin e ruajtjes së fletores së fëmijëve të familjes Jashari.

Sot kjo fletore që daton nga viti 1998, simbolizon të vërtetën e përjetimeve dhe padrejtësive të bëra ndaj popullit kosovar, dokumentimi i së cilës mund ta gjeni të dhuruar në muzeun “Shtëpia e Gazetarëve” (Reporting House) në Prishtinë.

Që nga viti 1997, Shahini-Lami ka kontribuar në shërbimin e buletinit online të QIK (Qendra e Informacionit të Kosovës). Dhe si gazetare për revistën “KOMBI” si dhe njëkohësisht producente lokale për televizionin publik japonez NHK. Ajo ishte në ekipin e parë televiziv që raportoi nga Prekazi pas masakrës së familjes Jashari më 5-6 mars 1998.

Znj. Shahini–Lami, si një psikologe klinike, sot ka një rol aktiv në organizimin e aktiviteteve në lidhje me shëndetin mendor dhe mbështetjen psikologjike, duke ndihmuar në licencimin dhe ri-licencimin e psikologëve dhe profesionistëve të fushave të ngjashme në kuadër të Odës së Infermierëve të Kosovës (OIK).

Ajo është themeluese dhe drejtore e Qendrës Kosovare të Shëndetit Mendor “ORA” e cila ofron shërbime të këshillimit, psikoterapisë dhe trajtimit për probleme të ndryshme psikologjike dhe sociale, përfshirë stresin post-traumatik dhe dhunën në familje. /Gazeta Shneta/

 

 

 

Artikulli paraprakTesti i parë në botë synon të përshpejtojë diagnozën e kancerit të mushkërive përmes mostrës së urinës
Artikulli i rradhës Paradoksi shëndetësor i BE-së: Mungesa me numrin e stafit në rritje

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.