Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Dorëheqja e katër zyrtarëve shëndetësorë në spitalin e Mitrovicës, flasin nga ShSKUK-ja

Lajme 08/12/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës “Dr. Sali Haxhibeqiri” të enjten kanë dhënë dorëheqje nga pozitat udhëheqëse katër zyrtarë shëndetësorë me arsyen se nuk kanë mundur të ushtrojnë kompetencat e tyre në mënyrë të pavarur.

Nga Shërbimi Klinik e Universitar i Kosovës (ShSKUK) në një përgjigje për Telegrafin kanë konfirmuar se zëvendësuesi i drejtorit të Spitalit ka dhënë dorëheqje, e cila është aprovuar nga drejtori i Përgjithshëm i ShSKUK-së.

Ndërsa, sa i përket tre zyrtarëve të tjerë nga ShSKUK-ja thanë se ata nuk caktohen e zgjidhen nga ShSKUK, por nga drejtori i Spitalit të Mitrovicë.

“Konfirmojmë se zëvendësuesi i drejtorit të Spitalit ka dhënë dorëheqje, e cila është aprovuar nga drejtori i Përgjithshëm i ShSKUK.  Sa i përket ekipit tjetër ata nuk i përgjigjen drejtorit të ShSKUK dhe nuk caktohen e zgjidhen nga ShSKUK, por drejtorit të spitalit, të cili i përgjigjen”, kanë thënë në përgjigjen e tyre nga ShSKUK-ja.

Po ashtu nga zyra për informim në ShSKUK thanë se në vend të zëvendësuesit të drejtorit të Spitalit është caktuar Laura Nushi.

Telegrafi ka kontaktuar edhe të sapo emëruaren në krye të Spitalit të Përgjithshëm të Mitrovicës, Laura Nushi e cila konfirmoi për dorëheqjet nga pozitat e tyre udhëheqëse të tre zyrtarëve të tjerë.

Ndërkaq, siç mëson Telegrafi këta janë zyrtarët shëndetësorë që kanë dhënë dorëheqje nga pozitat udhëheqëse: ud.drejtori Ekzekutiv, Enver Beqiri, ud.drejtori Shëndetësor, Fatbardh Rexha, ud.drejtoresha Infermierëve, ud.Merita Habibaj dhe ud.drejtoresha Operative, Hajrie Mustafa.

Gjithashtu Telegrafi ka dërguar pyetje edhe në Ministrinë e Shëndetësisë, të cilët përmes një përgjigje elektronike kanë shkruar se duhet t’i drejtohemi ShSKUK-së.

“Lidhur me pyetjet e juaja, luteni që t’i drejtoheni ShSKUK-së, pasi që Spitalet e Përgjithshme janë nën kompetencën e e ShSKUK-së”, thanë nga MSh-ja./Telegrafi/ 

Artikulli paraprakSëmundja kronike e veshkave, faktorët dhe zhvillimi i saj
Artikulli i rradhës Omega-3 u sjellin dobi individëve me rrezik të lartë të sëmundjeve të zemrës

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.