Dr. Aida Kumnova

Gjinekologji/Obstetrikë

Fakulteti i Mjekësisë pranë Universitetit të Prishtinës

Specializimi Gjinekologji, Prishtinë

Subspecializim në endoskopi

Femra e parë që udhëheq suksesshëm një spital gjinekologjik në Kosovë

Pozita momentale
Themeluese dhe pjesë e ‘European Clinic Kosova’

Biografia:

Dr.Aida Kumnova, gjinekolog/obsteter e lindur në Gjakovë. Ajo ka përfunduar Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë me sukses të lartë, gjatë kohes se studimeve u dekorua me titullin “Studente e dalluar”. Specializimin e kreu po në Prishtinë dhe gjatë kësaj kohe u trajnua edhe në klinikën e Gjinekologjisë në Shkup.

Menjëherë pas specializimit filloi rrugëtimi drejt njohjeve të reja në fushën e gjinekologjisë në Europë, duke filluar nga trajnimi për hysteroscopy intervenuese i mbajtur ne Modena të Italisë nga Prof. Dr. Masimo Luerti. Më pas kreu trajnimin për Laprascopy në klinikën Univeristare Gasthuisberg,Leuven në Belgjikë, udhëhequr nga Prof.Dr. Ignace Vergote. Metodat endoscopike të aplikuara në gjinekologji janë edhe subspecialiteti i saj.

Trajnimin e radhës në Kolposcopy e përfundoi në Ascoli Piceno, Itali, të udhëhequr nga Prof Dr.Mario Peroni.

Viteteve të fundit specializimet I ka përqëndruar në lëmin e Shëndetit Reproduktiv duke filluar në Klinikën Universitare Leuven,Belgjikë të udhëhequr nga Prof.Dr. Tomas Hodge. Pastaj më intensivisht në ,,American Hastatnesi‘’ në Stamboll,Turqi të udhehequr nga Prof.Dr. Bulen Urman!

Qe nga viti 2007 eshte anetare e ESHRE(European Society of Reproductive Technology) ,, Shoqata Europiane e Shendetit Reproductive “, anetare e ,,Shoqates se Gjinekologeve /Obsteter te Kosoves” .

Faza e re në rrugëtimin profesional të Dr. Aida fillon në vitin 2007, menjëherë pas specializimit, me themelimin e Ordinancës Gjinekologjike/Obstrike “Arba”, në Gjakovë. Në këtë ordinancë punoi me sukses për 10 vite, kohë gjatë të cilës punoi edhe në Spitalin Regjinal në Gjakovë dhe vazhdoi me trajnime të njëpasnjëshme me qëllim të ngritjes së vazhdueshme të edukimit në lëmin e gjinekologjisë dhe obstetrikës.

Sot Dr.Aida bëhet e vetmja udhëheqëse femër në këtë lami duke udhëhequr Spitalin Special për Gjinekologji dhe Obstetrikë “European Clinic”, Gjakovë, i cili u themelua në vitin 2017.

Tel: 044216020

Email: [email protected]

Social: Facebook, Instagram, Web

Postimet

Spitali i specializuar për gjinekologji dhe obstetrikë “European Clinic Kosova”, udhëhiqet nga gjinekologia e njohur Dr. Aida Kumnova. Në këtë spital mund të trajtoheni për infertilitet, për përcjellje të shtatzënisë, të kryeni lindjen e sigurtë dhe nën kujdesin e stafit mjekësor. “Shtatzënia është një aventurë e mrekullueshme në jetën e…

Më shumë

Të bërit nënë kërkon kujdes, butësi, buzëqeshje e mbi të gjitha siguri. Spitali special për gjinekologji, obstetrikë, infertilitet dhe kirurgji, sjellë aparaturën më të sofistikuar në vend. Laparaskopi, histeroskopi, lindje, analiza laboratorike, sukseset dhe përvojat shumë vjeçare bëjnë që t’i besojmë emrit ‘European Clinic’ e udhëhequr nga gjinekologia Dr. Aida…

Më shumë

Tre familje shtuan anëtarët gjatë ditës së sotme.  Ato përjetuan gëzimin në European Clinic Kosova, ku mjekët në këtë klinikë sollën në jetë tre fëmijë në 24 orët e fundit, shkruan Gazeta Shneta. Që të tre janë në gjendje të shkëlqyeshme shëndetësore. “Në shtëpinë ku vjen fëmija, vjen lumturia”, shkruhet…

Më shumë