Specialisti i mjekësisë familjare, Dr. Avdyl Pacolli, është emëruar sot në pozitën e ushtruesit të detyrës së drejtorit të Qendrës së Mjekësisë Urgjente në Prishtinë.
Emërimin e tij në këtë pozitë e ka bërë Drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Dr. Bujar Gashi. Ky i fundit ka udhëhequr më herët me QMU-në.
Kujtojmë se kjo Qendër tashmë është bërë edhe me një pikë të dytë. Para një jave është hapur edhe pika e urgjencës në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë. /Gazeta Shneta/