Dr. Rifat Bajrami ka reaguar rreth postimit të fundit të Dr. Fahri Beqa, mjek shqiptar në Gjermani.
Kirurgu tashmë i pensionuar, në një koment dhënë për Gazeta Shneta, ka reaguar në shkrimin e Beqës, ku ai ndër të tjera mjekët në Kosovë i kritikoi për mënyrën se si po i trajtojnë pacientët.
Bajrami e pyet Beqën se pse iku nga Kosova. “Gjeneral në ‘counter strike’ shumë lehtë, pse ike nga Kosova”, shkruan kirurgu i pensionuar.
Ndryshe, Beqa shkroi se mjekët në Kosovë e shohin pacientin si biznes, duke i ofruar trajtim të shtrenjtë dhe të panevojshëm. /Gazeta Shneta/