- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Një studim i ri paralajmëron se sëmundja metabolike e mëlçisë pritet të arrijë përmasa alarmante në dekadat e ardhshme, duke prekur deri në 1.8 miliardë njerëz në mbarë botën deri në vitin 2050. Kjo rritje lidhet ngushtë me përhapjen globale të obezitetit dhe niveleve të larta të sheqerit në gjak,…
Në Spitalin e Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri”, në Mitrovicë, ka nisur për herë të parë procesi i skriningut, apo testimit neonatal, për foshnjat e porsalindura. Neonatologët theksojnë për Radio Kosovën se është një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të kujdesit shëndetësor për foshnjat e porsalindura në Kosovë. Në Spitalin e…
Përdorimi i barnave të tipit GLP-1 është rritur ndjeshëm vitet e fundit, si për trajtimin e diabetit të tipit 2 ashtu edhe për humbjen në peshë. Medikamente si Wegovy dhe Zepbound janë bërë shumë të njohura, me rreth 12% të të rriturve në Shtetet e Bashkuara që i përdorin aktualisht,…
Hulumtime të fundit po ngrenë një debat të ri shkencor mbi ndikimin e inteligjencës artificiale në mënyrën si njerëzit mendojnë, mësojnë dhe zgjidhin probleme. Sipas këtyre gjetjeve, përdorimi i mjeteve të AI për detyra mendore si shkrimi, analiza apo marrja e vendimeve mund të ndryshojë mënyrën si truri angazhohet gjatë…
Një studim ka evidentuar një lidhje të fortë mes konsumit të ushqimeve të përpunuara dhe rritjes së rrezikut për zhvillimin e sëmundjeve kronike, duke forcuar shqetësimet globale mbi ndikimin e dietës moderne në shëndetin afatgjatë. Sipas analizës, produktet e përpunuara, si ushqimet e gatshme, pijet me sheqer, snack-et industriale dhe…
Shoqata e Kardiologëve të Kosovës ka shënuar një paraqitje të suksesshme në “ESC Preventive Cardiology Congress”, i mbajtur nga 23–25 prill në Ljubljana, ku profesionistët nga vendi prezantuan punën e tyre shkencore përballë komunitetit ndërkombëtar. Një kontribut të veçantë dha Aurora Bakalli, e cila prezantoi gjashtë punime shkencore në bashkëpunim…
Studentët e mjekësisë, nuk kanë shumë interesim për ligjërata e ushtrime. Një shqetësim të tillë e ka ngritur një prej profesoreshave të Fakultetit të Mjekësisë. Por nga Këshilli Studentor thonë që nuk bëhet fjalë për bojkot ndaj një profesoreshe, pro kërkojnë reformim të qasjes në tërësi. Ndonjëherë janë pesë. Por…
Sot në vend do të mbajë mot i qëndrueshëm. Sipas Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, pritet një rritje e lehtë e temperaturave, përcjell Gazeta Shneta. Temperaturat do të lëvizin nga 3–5°C minimalet dhe 19–22°C maksimalet.

