- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Një zhvillim i rëndësishëm në fushën e parandalimit të pandemive të ardhshme është raportuar nga kompania bioteknologjike Moderna, e cila ka hyrë në fazën përfundimtare të testimit klinik për një vaksinë kundër gripit të shpendëve. Ky hap konsiderohet një nga më të avancuarit në përgatitjen globale ndaj kërcënimeve të reja…
Mungesa e hekurit është një problem gjithnjë e më i shpeshtë, veçanërisht tek të rinjtë, ajo mund të ketë pasoja të rëndësishme për shëndetin dhe funksionimin e përditshëm. Kjo gjendje shpesh shfaqet në mënyrë të ngadaltë dhe mund të mos vërehet menjëherë. Një nga shenjat më të zakonshme është lodhja…
Një studim shkencor i publikuar në revistën prestigjioze Nature ka zbuluar se mikroplastikat dhe nanoplastikat mund të depërtojnë dhe të akumulohen në indet e trurit të njeriut, duke ngritur shqetësime të reja mbi ndikimin e ndotjes plastike në shëndetin neurologjik. Sipas studiuesve, analizat janë kryer mbi mostra biologjike njerëzore, ku…
Loja aktive konsiderohet një element thelbësor për zhvillimin e shëndetshëm të fëmijëve në çdo fazë të rritjes. Loja nuk është vetëm një aktivitet argëtues, por një pjesë e rëndësishme e të mësuarit dhe zhvillimit fizik, emocional dhe social të fëmijës, shkruan American Academy of Pediatrics, transmeton Gazeta Shneta. Përmes lojës…
Një raport shkencor ka ngritur shqetësime serioze për rritjen e dezinformimit në fushën e shëndetësisë, duke e cilësuar atë si një nga kërcënimet kryesore për shëndetin publik në nivel global. Sipas gjetjeve të studimit, një pjesë e konsiderueshme e popullsisë vazhdon të besojë informacione të pavërtetuara ose të pasakta rreth…
Studimet dhe udhëzimet shëndetësore, përfshirë ato të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSh), tregojnë se konsumimi i rregullt i mëngjesit lidhet me përmirësim të ndjeshëm të energjisë dhe përqendrimit gjatë ditës. Mëngjesi konsiderohet një nga vaktet më të rëndësishme, pasi “thyen” periudhën e gjatë të agjërimit gjatë natës dhe i siguron…
Një nënë dyshohet se ka braktisur dy vajzat e saj të mitura, njëra 5-vjeçare dhe tjetra vetëm 4 muajshe, duke i lënë të vetme në banesë në rrugën “Gjon Serreqi” në Ferizaj. Rasti ishte zbuluar pasi fqinjët janë alarmuar nga të qarat e vazhdueshme të foshnjës, të cilat kanë zgjatur…
Sot pritet të mbajë mot stabil, me diell dhe vranësira lokale. Sipas Meteo Kosova, temperaturat do të shënojnë rritje. Minimalja pritet të zbres deri në 2 gradë Celsius, kurse maksimale deri në 22 gradë Celsius. /Gazeta Shneta/

