- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Shkencëtarët kanë zhvilluar një test të ri gjaku që mund të ndryshojë mënyrën se si zbulohet kanceri i vezoreve. Ky test analizon biomarkues të veçantë në gjak dhe mund të identifikojë shenja të sëmundjes shumë më herët sesa metodat tradicionale të diagnostikimit. Kanceri i vezoreve konsiderohet një nga sëmundjet më…
Përveç studimeve kryesore ndërkombëtare, hulumtime të tjera kanë treguar një lidhje të fortë midis ndjenjës së vetmisë dhe zhvillimit të depresionit dhe ankthit tek të rinjtë. Studimet e fundit vlerësojnë se të rinjtë që ndihen të izoluar kanë më shumë gjasa të zhvillojnë probleme psikologjike dhe sociale, duke përfshirë ulje…
Një rast i pazakontë mjekësor ka tërhequr vëmendjen e studiuesve kur gjatë autopsisë së një burri u zbulua një strukturë e fortë brenda zemrës që i ngjante një kocke të vogël. Kjo strukturë quhet “os cordis” dhe zakonisht gjendet vetëm tek disa kafshë, si lopët ose drerët. Tek njerëzit është…
Truri i njeriut mbrohet nga një strukturë shumë e rëndësishme biologjike e quajtur barriera gjak-tru. Ajo vepron si një filtër që pengon substancat e rrezikshme në gjak të depërtojnë në indin e trurit. Studime të fundit kanë treguar se me kalimin e moshës kjo barrierë mund të dobësohet gradualisht. Kur…
Shumica e njerëzve kanë nevojë për rreth shtatë deri në tetë orë gjumë çdo natë për të funksionuar normalisht. Megjithatë, disa individë arrijnë të ndihen plotësisht të pushuar edhe me vetëm katër ose pesë orë gjumë. Shkencëtarët besojnë se ky fenomen lidhet me faktorë gjenetikë. Disa studime kanë zbuluar mutacione…
Një studim i ri ka zbuluar se tymrat e zjarreve në pyje mund të shkaktojnë shumë më tepër vdekje sesa ishte vlerësuar më parë. Sipas studiuesve, grimcat shumë të imta që gjenden në tym mund të depërtojnë thellë në mushkëri dhe të hyjnë në qarkullimin e gjakut, shkruan Reuters, transmeton…
Zgjedhjet e vitit që lamë pasë në mesin e shumë ngërqeve, sherrin ua pasën edhe Qendrat e Mjekësisë Familjare, shkruan Ekonomia Online. Qendra e Mjekësisë Familjare po përballet me mungesë të stafit shëndetësor, e ku drejtori i QKMF-së në Prishtinë, por megjithatë, Valdet Hashani një një intervistë të shkruar ka…
Sot pritet të mbajë mot kryesisht me diell, me kushte të qëndrueshme atmosferike gjatë pjesës më të madhe të ditës. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 1 deri në 3°C, ndërsa ato maksimale gjatë ditës pritet të arrijnë nga 14 deri në 16°C. Do të fryjë erë nga verilindja, e…

