- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Në vitin 2026, fituesit e çmimit Bowes Biomedical Investigator në UCSF kanë bërë dy zbulime të mëdha që mund të ndryshojnë trajtimin e çrregullimeve neurologjike dhe të kancerit. Njëra prej tyre ka zbuluar mënyrën se si ADN-ja paloset brenda qelizës, duke sugjeruar një “çelës skelet” për të kuptuar sëmundjet neurologjike,…
Një analizë globale e publikuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe Agjencia Ndërkombëtare për Kërkimin e Kancerit (IARC) tregon se deri në 37 % të rasteve të reja të kancerit në botë mund të parandalohen. Analiza përfshiu 30 faktorë të njohur si të parandalueshëm, përfshirë duhanin, alkoolin, indeksin e lartë…
Një studim i fundit shkencor ka vënë në pikëpyetje një nga bindjet më të përhapura në psikologjinë e zhvillimit, se fëmijët e vegjël nuk janë të aftë për arsyetim të strukturuar logjik deri pas moshës shtatë vjeçare. Hulumtimi, i publikuar në revistën prestigjioze Nature Human Behaviour, tregon se edhe fëmijët…
Retinopatia diabetike mbetet një nga shkaqet kryesore të humbjes së shikimit tek të rriturit. Sëmundja zhvillohet gradualisht, duke dëmtuar enët e gjakut në retinë, shpesh pa simptoma në fazat e para. Pikërisht këtu hyn në lojë inteligjenca artificiale. Sistemet moderne të bazuara në algoritme të avancuara analizojnë fotografi të retinës…
Sot do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale do të sillen nga -3 deri në -1 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 14 deri në 16 gradë Celsius, përcjell Gazeta Shneta. Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1 deri në 5 metra në…
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), mbi 1 miliard njerëz në botë vuajnë nga çrregullime të shëndetit mendor, duke përfshirë depresionin, ankthin, çrregullimet bipolare dhe skizofreninë. Kjo shifër përfaqëson një rritje të ndjeshme krahasuar me dekadën e kaluar, duke nxitur nevojën urgjente për shërbime më të fuqishme dhe të aksesueshme…
Një studim i ri nga University of Nottingham ka zbuluar se truri i nënës dhe fëmijës së saj sinkronizohet gjatë lojës, edhe kur nëna përdor një gjuhë të dytë. Rezultatet tregojnë se lidhja emocionale midis prindit dhe fëmijës mund të kapërcejë barrierat gjuhësore, duke ndihmuar zhvillimin social dhe emocional të…
Një studim i fundit sfidon perceptimin e zakonshëm se rrjetet sociale dëmtojnë shëndetin mendor të të rinjve. Hulumtimi tregon se lidhja midis kohës së kaluar në rrjete sociale dhe depresionit ose ankthit është më e dobët se sa mendohej më parë. Ekspertët theksojnë se efektet negative janë të vogla dhe…

