Dr. Burim Meta

Specialist i Psikiatrisë

Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.

Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.

Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.

Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.

Tel: 049 603 700

Email: [email protected]

POSTIMET

Ambasada e Republikës së Kosovës në Abu Dhabi ka publikuar një njoftim drejtuar qytetarëve kosovarë, në dritën e situatës së jashtëzakonshme që po zhvillohet në rajon. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, ambasada u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve që jetojnë dhe veprojnë në Emiratet e Bashkuara Arabe të informohen vazhdimisht…

Më shumë

Kryetarja e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Tevide Imeri, në një intervistë për Ekonomia Online ka kërkuar nga Qeveria që të përshpejtojë nënshkrimin e kontratës kolektive dhe të nisë një plan urgjent për punësimin e rreth 4 mijë punëtorëve të rinj shëndetësorë, duke theksuar se mungesa e stafit…

Më shumë

Sot pritet të mbajë mot kryesisht me diell, i shoqëruar me vranësira të shpërndara gjatë ditës. Sipas Institutit Hidrometeorologjik, temperatura minimale që do të lëvizin ndërmjet -4 dhe -2 gradë Celsius, përcjell Gazeta Shneta. Gjatë mesditës dhe pasdites, temperaturat maksimale do të arrijnë nga 13 deri në 16 gradë Celsius.…

Më shumë

Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton se sot rreth orës 03:10, nga QKUK-ja është arratisur i burgosuri F.M. I dënuari në fjalë është hospitalizuar më datë 16.02.2026 nga Qendra Korrektuese në Dubravë në QKUK, në repartin e Onkologjisë, kati i dytë, dhoma nr. 2, së bashku me pacientë të tjerë. I…

Më shumë