Dr. Burim Meta

Specialist i Psikiatrisë

Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.

Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.

Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.

Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.

Tel: 049 603 700

Email: [email protected]

POSTIMET

Lënia e duhanit sjell përfitime të menjëhershme shëndetësore, madje që në 24 orët e para pas ndërprerjes. Sipas ekspertëve, nivelet e monoksidit të karbonit në gjak fillojnë të bien brenda një dite. Pas disa ditësh, përmirësohet qarkullimi i gjakut dhe funksioni i mushkërive, ndërsa rreziku për infarkt dhe goditje në…

Më shumë

Sot parashihet mot i vranët me intervale me diell. Vranësirat, vende-vende, mund të sjellin riga të dobëta shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -2°C deri në 0°C, ndërsa maksimalet e ditës nga 3°C deri në 5°C. Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes, me shpejtësi 1–6 m/s. /Gazeta…

Më shumë

Libia është bërë vendi i fundit që ka arritur eliminimin e trakomës si një problem shëndetësor publik, një sukses që ekspertët e quajnë triumf kundër një sëmundjeje që shkakton verbëri në mbarë botën. Kjo arritje përbën një hap të madh përpara për rajonin e Lindjes së Mesme dhe për përpjekjet…

Më shumë

Një studim i ri shkencor ka identifikuar një mekanizëm biologjik që mund të ndihmojë në reduktimin e efekteve anësore të rënda të trajtimeve me imunoterapi për kancerin. Imunoterapia, veçanërisht trajtimi me “immune checkpoint inhibitors”, ka revolucionarizuar trajtimin e disa llojeve të kancerit, por shpesh shkakton inflamacion serioz në organe si…

Më shumë