Dr. Burim Meta

Specialist i Psikiatrisë

Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.

Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.

Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.

Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.

Tel: 049 603 700

Email: [email protected]

POSTIMET

Qeveria e Kosovës gjatë ditës së sotme ka mbajtur mbledhjen e radhës. Në këtë mbledhje janë miratuar disa vendime nga ana e kabinetit qeveritar. Fillmisht në fillim të mbledhjes së Qeverisë është  themeluar Këshilli Shtetëror për shënimin e 28-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me këtë përbërje: •         …

Më shumë

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të dytë Buxhetin e Republikës për vitin 2026, duke vendosur një skemë të re për pagat dhe shtesat për punëtorët e sektorit publik. “Me 62 vota për, 36 kundër dhe asnjë abstenim Kuvendi miratoi Ligjin nr. 10/L-001 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e…

Më shumë

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka njoftuar se janë asgjësuar gjithsej 7,998 copë produkte ushqimore për fëmijë, me peshë totale prej 4,130.80 kilogramësh, pas njoftimeve të pranuara nga sistemi i alarmit të shpejtë për ushqim dhe ushqim për kafshë (RASFF). Sipas njoftimit, asgjësimi është realizuar në bashkëpunim me kompaninë…

Më shumë