- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Dieta ketogjenike mund të ndihmojë në frenimin e kancerit të pankreasit, sipas studimeve paraklinike
Një dietë ketogjenike mund të ndërveprojë me disa terapi të reja të kancerit për të bllokuar zhvillimin e kancerit të pankreasit, të paktën te modelet shtazore, sugjeron një studim i kryer nga shkencëtarët në Universitetin e Kalifornisë në San Francisko. Gjetjet tregojnë se kombinimi i ushqyerjes së synuar me trajtime…
Për të jetuar më gjatë dhe më shëndetshëm, studimet tregojnë se ka disa ndryshime të thjeshta në stilin e jetesës që mund të ndikojnë ndjeshëm në jetëgjatësi. Ndër to përfshihen mos-pirja e duhanit, konsumimi i moderuar i alkoolit, menaxhimi i stresit, ndjekja e një diete të shëndetshme dhe mbi të…
Dhimbjet kronike të shpinës te burrat mbi moshën 65 vjeç mund të çojnë në probleme serioze me gjumin vite më vonë, sipas një studimi të ri shkencor. Studiuesit zbuluan se burrat që vuajnë nga dhimbjet e shpines kanë më shumë gjasa të zhvillojnë çrregullime të gjumit me kalimin e kohës,…
Policia gjeti armë zjarri, medikamente, libra protokolli etj, në pronën e Arianit Sllamnikut (pamje)
Policia ka njoftuar se ka ndërmarrë veprime fillestare hetimore ndaj Arianit Sllamnikut, nën dyshimin se i njëjti në mënyrë të kundërligjshme ka ushtruar veprimtari mjekësore. Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se janë kontrolluar pronat e tij, ku janë konfiskuar armë e medikamente. “Përkatësisht ka kryer veprat penale: Ushtrimi…
Edhe pse nuk ekziston një kurë specifike për gripin apo ftohjen e zakonshme, disa masa të thjeshta mund të ndihmojnë në lehtësimin e simptomave dhe përmirësimin e gjendjes së përgjithshme. Gjatë dimrit, shumica e njerëzve përballen me lodhje, rrjedhje hundësh, teshtima, kollë dhe bllokim të rrugëve të frymëmarrjes. Këtë sezon,…
Një ekip studiuesish në Portugali kanë identifikuar për herë të parë rastet e infeksionit me “Kandida auris”, një kërpudhë shumë rezistente ndaj barnave dhe e konsideruar kërcënim serioz për shëndetin publik global. Tetë raste u zbuluan gjatë vitit 2023 në një spital në veri të vendit. Sipas studiuesve, tre pacientë…
Sot në emisionin “Kosova Live” në T7 u diskutua një prej rasteve më shqetësuese mediatike, ai i Arianit Sllamnikut, i cili, sipas raportimeve në media, dyshohet se disa personave u ka shitur ilaçe të destinuara për kafshë, me pretendimin se me to fëmijët mund të shërohen nga autizmi. Lidhur me…
Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se sektori i shëndetësisë ndodhet në nivelin më të ulët të përgjegjësisë institucionale. Ai është shprehur se çdo ditë ka nga një skandal të ri, dhe afera të rënda, pa çka kërkon hetim të plotë dhe të pavarur për të gjitha këto afera.…

