- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara. Sipas raportit, në këtë periudhë nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 15 aksidente me të lënduar…
Prokuroria Themelore në Gjilan është aktivizuar në lidhje me hetimet që kanë të bëjnë me veprimtarinë e Arianit Sllamnikut. Në një përgjigje të dhënë për lajmi.net, Prokuroria në Gjilan njoftoi se tanimë kanë autorizuar Policinë e Kosovës për ndërmarrjen e veprimeve hetimore lidhur me rastin në fjalë. Gjithashtu Prokuroria tha…
Laboratori i Spitalit të Përgjithshëm në Pejë ka realizuar një numër të lartë shërbimesh laboratorike gjatë vitit 2025, sipas të dhënave të publikuara nga ky institucion shëndetësor. Gjatë kësaj periudhe, në laborator janë shërbyer 89,530 pacientë, përfshirë pacientë të shtrirë në spital, si dhe pacientë ambulatorë që janë paraqitur për…
Një burrë ka vdekur në orët e para të së martës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. I ndjeri, sipas Policisë së Kosovës, ishte duke u trajtuar në QKUK që nga e hëna. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore. “Me datë 20.01.2026…
Ndryshimet klimatike po ndikojnë gjithnjë e më shumë në shëndetin e frymëmarrjes, duke rritur rastet e astmës dhe sëmundjeve kronike të mushkërive. Në të njëjtën kohë, trajtimi i këtyre sëmundjeve nga sistemi shëndetësor po kontribuon në ndotjen e mjedisit, duke krijuar një rreth vicioz mes shëndetit dhe klimës. Ndotja e…
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti në vendin tonë për ditën e martë do të jetë i vranët dhe me intervale me diell. Në mëngjes parashihet mjegull dhe ngrica. Temperaturat minimale pritet të jetë -9 deri -7°C ndërsa maksimalja 1 deri në 5°C. Era do të fryjë nga…
Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë (KOMF) ka shprehur shqetësim të thellë dhe indignim lidhur me raportimet në media se një individ dyshohet se ka ofruar barna për “shërimin” e fëmijëve me autizëm, duke e cilësuar këtë veprim si të rrezikshëm dhe të paligjshëm. Në reagimin e…
Ministria e Shëndetësisë (MSH) ka reaguar lidhur me raportimet në media dhe në rrjete sociale, ku pretendohet se një individ dyshohet se ka ofruar ilaçe duke i paraqitur ato si trajtim për autizëm. Në reagimin e saj, Ministria ka shprehur shqetësim për këto raportime dhe u ka bërë thirrje qytetarëve…

