Dr. Burim Meta

Specialist i Psikiatrisë

Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.

Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.

Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.

Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.

Tel: 049 603 700

Email: [email protected]

POSTIMET

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira e intervale kohore me diell, ulje progresive të temperaturave dhe reshje lokale kryesisht të dobëta bore. Temperaturat do të shënojnë ulje të ndjeshme progresive sidomos pasdite dhe në mbrëmje. Temperatura maksimale paradite mund të mbese 1 gradë Celsius, kurse pasdite dhe…

Më shumë

Hulumtimet e fundit tregojnë se dietat që fokusohen në konsum të lartë frutash, perimeve, drithërave integrale dhe leguminozëve ndihmojnë në uljen e rrezikut të sëmundjeve të zemrës dhe presionit të lartë të gjakut. Studiuesit theksojnë se ndryshimet e vogla në ushqyerje mund të kenë përfitime të mëdha afatgjata për shëndetin…

Më shumë

Shëndeti mendor po konsiderohet gjithnjë e më shumë si një komponent thelbësor i shëndetit të përgjithshëm, ndërsa rastet e ankthit, depresionit dhe çrregullimeve të lidhura me stresin janë në rritje në mbarë botën. Pandemia, pasiguritë ekonomike dhe ndryshimet sociale kanë ndikuar ndjeshëm në mirëqenien psikologjike të popullsisë. Organizatat ndërkombëtare të…

Më shumë

Siguria e punonjësve shëndetësorë është kthyer sërish në qendër të debatit ndërkombëtar, pasi ekspertët paralajmërojnë se pajisjet aktuale mbrojtëse nuk ofrojnë mbrojtje të plotë ndaj infeksioneve që transmetohen përmes ajrit. Maskat kirurgjikale, të përdorura gjerësisht në spitale dhe klinika, janë dizajnuar kryesisht për të ndaluar piklat e mëdha dhe jo…

Më shumë

Alergjia ndaj arrave është një nga alergjitë ushqimore më të rrezikshme te fëmijët, pasi edhe sasi shumë të vogla mund të shkaktojnë reaksione të rënda. Për këtë arsye, trajtimet që rrisin tolerancën ndaj alergjenit janë jetike për sigurinë dhe cilësinë e jetës së fëmijëve. Një studim i fundit klinik ka…

Më shumë

Stresi është shndërruar në një nga problemet më të përhapura shëndetësore të kohës moderne, duke ndikuar negativisht si në shëndetin mendor ashtu edhe në atë fizik. Faktorë si presioni në punë, pasiguria financiare dhe ritmi i shpejtë i jetës janë ndër shkaktarët kryesorë. Një studim ndërkombëtar mbi mirëqenien zbulon se…

Më shumë