- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Një studim i ri ndërkombëtar ka ngritur shqetësime serioze mbi shëndetin e fëmijëve, duke treguar se 1 në 100 nxënës në zonat urbane shfaq shenja të hipertensionit. Studiuesit theksojnë se presioni i lartë i gjakut, i konsideruar prej kohësh problem i të rriturve, po shfaqet gjithnjë e më shpesh edhe…
Ndotja e ajrit në Kosovë vazhdon të mbetet në nivele alarmante pa asnjë përmirësim të dukshëm, duke u kthyer në rrezik serioz për shëndetin publik. Eksperti i ndotjes së ajrit Ilir Morina në një intervistë për Ekonomia Online, thekson se mungesa e zbatimit të legjislacionit dhe projekteve mjedisore ka lënë…
Një foshnje e gjinisë mashkullore është dërguar pa shenja jete në Emergjencën e Mitrovicës së Jugut, ka bërë të ditur Policia e Kosovës. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa policia e ka cilësuar rastin si “vdekje e dyshuar”. Rr. Adem Voca, Mitrovicë Jugu 02.01.2026 – 05:55. Raportohet…
Më shumë vranësira parashihet të kalojnë mbi vend përgjatë fundjavës së parë të vitit 2026. Kohë pas kohe do të shoqërohen me të reshura shiu, meqenëse masa më të ngrohta nga Mesdheu do të depërtojnë mbi vend e rajonin tonë. Temperaturat maksimale shënojnë rritje deri në 9C e 11C, derisa…
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë fundjavës mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët, i shoqëruar me reshje shiu dhe borë të dobët në zonat malore. Siç bëhet e ditur në njoftimin e IHMK-së, të shtunën parashihet mot i vranët, me riga shiu…
Nga janari qytetarët do të paguajnë më shtrenjtë faturat e ujit. Kjo pasi Autoriteti Rregullator i Shërbimeve të Ujit pas kërkesave të kompanive rajonale të ujësjellësit, ka marrë vendim për ngritjen e tarifave. Në Prishtinë për konsumatorët shtëpiak për metër kub tarifa ka qenë 44 cent, derisa nga janari tarifa…
Britania e Madhe regjistroi vitin e saj më të ngrohtë dhe me diell që nga fillimi i regjistrimeve në vitin 2025, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm nga viti 2022, njoftoi sot Shërbimi Kombëtar i Motit i vendit. Anticiklonet e vazhdueshme dhe detet jashtëzakonisht të ngrohta kanë rritur temperaturat në të…
Policia në rajonin e Stokholmit të Madh ka konstatuar se gjatë muajve të verës, numri i raportimeve për sëmundje është rritur ndjeshëm dhe ka vendosur “të hetojë sfondin e kësaj rritjeje”. Në një nga rastet, autoritetet kanë zbuluar se një hetuese policore ishte paraqitur e sëmurë për tri vite radhazi,…

