- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Policia në rajonin e Stokholmit të Madh ka konstatuar se gjatë muajve të verës, numri i raportimeve për sëmundje është rritur ndjeshëm dhe ka vendosur “të hetojë sfondin e kësaj rritjeje”. Në një nga rastet, autoritetet kanë zbuluar se një hetuese policore ishte paraqitur e sëmurë për tri vite radhazi,…
Në Emergjencën Pediatrike, një numër i madh i pacientëve të vegjël janë duke pritur në radhë për të marrë trajtim mjekësor. Një qytetar i është drejtuar Insajderit me një video nga klinika në fjalë. Ai ka thënë se ka më shumë se dy orë që ka shkuar me vajzën e…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në fazën e përfundimit të aktiviteteve në të gjitha Qendrat Komunale të Numërimit dhe në fillimin e procesit të numërimit të fletëvotimeve që i takojnë votimit jashtë vendvotimeve të rregullta. Në këtë të fundit, përfshihen votimi jashtë Kosovës, votimi me kusht dhe votimi i personave…
Shumë vende në Evropë po trajnojnë më shumë mjekë se kurrë, por megjithatë pacientët vazhdojnë të hasin vështirësi serioze për t’u takuar me një mjek, për shkak të mungesës së personelit mjekësor në praktikë dhe preferencave të mjekëve për specializime të caktuara. Edhe pse në vitin 2023 më shumë se…
KFOR ka njoftuar se i janë dhuruar disa pajisje mjekësore, çanta traumatike Combat Lifesaver, për Shoqatën e Kërkim-Shpëtimit të Kosovës në Prishtinë. Nga njoftimi KFOR bëhet e ditur edhe se, Pajisjet, të cilat përmbajnë më shumë se 68 artikuj mjekësorë, do të mbështesin reagimin emergjent dhe aktivitetet për shpëtimin e…
Beatrice Pilloud, prokurore e përgjithshme e kantonit Valais, për rastin tragjik të zjarrit në një bar të Zvicrës, tha se gjithçka i çon të besojnë se zjarri nisi nga qirinj festivë që ishin vendosur mbi shishe shampanje, të cilat ishin lëvizur shumë pranë tavanit. Si pasojë, flakët u përhapën shumë…
Dhjetë mysafirë në një restorant në Timendorfer Strand, në shtetin më verior gjerman të Schleswig-Holstein, u plagosën pasi thuhet se u shërbyen lëng pastrimi në vend të alkoolit. Sipas Der Spiegel, të plagosurit pësuan djegie në gojë dhe ezofag, disa prej të cilave u konsideruan serioze. Midis të plagosurve ishin…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon procesin e numërimit të votave për kandidatët për deputetë nga zgjedhjet e mbajtura më 28 dhjetor. Sipas të dhënave të fundit, deri tani janë numëruar rreth 94 për qind e fletëvotimeve, ndërsa kanë mbetur edhe 148 kuti votimi pa u procesuar. Megjithëse numërimi po…

